Flash

Guardiola kërkon ti rrëmbejë Inter qendërmbrojtësin: City nis sulmin në janar

Lapsi.al 9 September 2019
Guardiola kërkon ti rrëmbejë Inter qendërmbrojtësin:

Dy vitet fantastike te Inter nuk kanë kaluar pa u vëzhguar në të gjithë Europën dhe, pas tentativës së Manchester United, edhe City është gati të bëjë një tentativë për mbrojtësin. Të gjithë të çmendur për Milan Skriniar, mbrojtësin që e ka bërë Guardiolën të dashurohet me të. Sipas asaj që sjell Tuttosport, në fakt, nga Anglia janë të gatshëm për të provuar tashmë në janar, por Inter është në pozicion të palëvizshëm.

I PASHITSHËM – Situata e kampionëve të Anglisë është bërë edhe më problematike, pas dëmtimit të rëndë që i ka ndodhur Laporte, që i shtohet problemeve muskulore të John Stones dhe formës jo optimale të Nicolas Otamendi. Ja përse Guardiola i ka kërkuar klubit të nisë të lëvizë në merkato në prag të seksionit dimëror. Dhe objektivi numër një i trajnerit katalanas do të jetë pikërisht Skriniar. Por pozicioni i Interit është shumë i qartë. Qendërmbrojtësi sllovak është konsideruar i pashitshëm. Për arsye të mëdha në zhvillimin e sezonit. Për drejtuesit dhe Antonio Conte është absolutisht e pamundur të mendohet privimi nga një prej tre komponentëve të repartit mbrojtës, titullar së bashku me De Vrij dhe Godin.

I DOMOSDOSHËM – Shumë e fortë dëshira e Conte për të luftuar si i barabartë me Juventusin dhe për t’i shpëtuar rrezikut të dobësimit të dukshëm të skuadrës në janar. Për ta këmbyer Skriniar me një futbollist të të njëjtit nivel do të duhej një investim i madh. Kështu që me shumë mundësi edhe ky sulm anglez për qendërmbrojtësin është destinuar të përfundojë në mënyrë të pafrytshme. United kishte provuar me një ofertë prej 60 milion përpara se të përfundonte tek Harry Maguire. Pikërisht kjo blerje e rivalëve qytetas shtyn tanimë Guardiolën që t’i kërkojë drejtuesve të tij të aktivizohen. Edhe City ka kryer sondazh gjatë javëve të fundit në fushatën e blerjeve verore, por kontaktet nuk kanë shkuar mirë.

NUMRAT TOP - Inter ka forcuar mbrojtjen me blerjen e Godin. Nuk ka ndërmend të dobësohet në distancën e pak muajve, me largimin e Skriniar, edhe përballë propozimit të një nga klubet më të pasura në botë. Guardiola nuk do të heqi dorë dhe do të jetë edhe më i bindur, pasi ka parë statistikat e fundit: sipas të dhënave të faqes së specializuar në internet WhoScored, Skriniar është mbrojtësi që ka kryer më tepër pasime në sezonin e kaluar në Serinë A. Një e dhënë jo e parëndësishme për një fantazist të futbollit si Guardiola.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI