Flash

Basha flet pas takimit me Kryemadhin: 2 çështjet ku jemi fokusuar

Lapsi.al 4 September 2019
Basha flet pas takimit me Kryemadhin: 2 çështjet ku jemi fokusuar

Në mbyllje të takimit me kryetarjen e LSI-së, Monika Kryemadhi, kryedemokrati Lulzim Basha ka theksuar në një dalje për mediat se aksioni opozitar do të vijojë.

Protesta ka pasur dhe do të ketë, edhe më të fuqishme.”- theksoi Basha në një dalje për mediat, pa dhënë detaje rreth asksionit.

Kreu i PD-së tha se opozita do të rrëzojë koncensionet e rrugëve Milot-Balldren dhe Vlorë-Orikum, për arsye se sipas tij, “qeveria e Edi Ramës po vjedh paratë e shqiptarëve”.

Skandali që ka plasur me dy koncesionet Milot-Balldren dhe Vlorë-Orikum, kërkojnë vëmendje maksimale. Bëhet fjalë për një aferë të tmerrshme korruptive. Ata duan që shqiptarët të paguajnë një çmim 5 herë më të lartë se çmimi real. Një shumë jo e vogël, planifikon të vidhet në aksin Vlorë-Orikum. Kjo i sjell një dëm të madh buxhetit të shtetit. Edi Rama nuk heq dorë nga vjedhja dhe s’ka asnjë politikë tjetër përveç se të vjedhë deri në çastin e fundit.  Ligji po bëhet me vjedhje, në mënyrë që ata që kanë firmosur për të vjedhur, të mos shkojnë në burg, siç do të ndodhte në çdo vend të botës.

Sa më shpejt që ta rrëzojmë këtë qeveri, aq më mirë do jetë për njerëzit dhe do i kthejmë këto para në vende pune.

Ky është një nga shqetësime kryesore të kësaj jave, por kemi vendosur që ta denoncojmë deri në fund këtë aferë dhe të mbajmë shënim kushdo që është i përfshirë. Nuk do i marrin dot këto para të shqiptarëve se kjo është e sigurt. Do anulojmë çdo pseudo PPP-je”, u shpreh Basha.

 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI