Flash

Takimi me Bashën, Kryemadhi: Aksioni opozitar vazhdon, do zgjojmë shqiptarët

Lapsi.al 4 September 2019
Takimi me Bashën, Kryemadhi: Aksioni opozitar vazhdon, do zgjojmë

Në mbyllje të takimit me kryedemokratin Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka theksuar në një dalje për mediat se aksioni opozitar do të vijojë.

“Diskutuam për aksionin opozitar dhe për 15 vjetorin e LSI-së. Jemi në të njëjtin situatë, ku arroganca politik vazhdon po njësoj. Aksioni do të vazhdojë që të jetë i drejtpërdrejte dhe për të zgjuar çdo qelizë të shqiptarëve. Largimi i Rames është tashmë kusht i shqiptarëve dhe jo i opozitës.”- është shprehur Kryemadhi për gazetarët, pa dhënë detaje rreth asksionit.

Ky takim mes drejtuesve më të rëndësishëm të opozittës së bashkuar joparlamentare, vjen një ditë pasi u mësua se PD-ja ka përgatitur një raport mbi zgjedhjet vendore monopartiake të 30 qershorit, që do t’ia paraqesë partnerëve ndërkombëtarë. Sipas informacioneve paraprake, në këtë raport, selia blu ka dokumentuar në mënyrë të detajuar shkeljet dhe paligjshmëritë në zgjedhjeve vendore, shoqëruar me prova konkrete që implikojnë Partinë Socialiste.

Mësohet se raporti i përpiluar nga demokratët i është dorëzuar fillimisht misionit ndërkombëtar të vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it.

Ndërkohë, ditën e nesërme, kryedemokrati pritet të takojë aleatët e PD-së: Agron Dukën e Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Vangjel Dulen e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ)-së, Dashamir Shehun e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Nard Ndokën e Partisë Demokristiane (PDK) dhe Fatmir Mediun e Partisë Republikane (PR).

Ndërkohë, sezoni i ri politik pritet të shoqërohet me protesta në çdo qytet dhe në Tiranë, që do të jenë të përmasave më të mëdha dhe më agresive, sipas eksponentëve të opozitës.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI