Flash

Mediat helene zbulojnë vizitën misterioze të Edi Ramës në Greqi

Lapsi.al 23 August 2019
Mediat helene zbulojnë vizitën misterioze të Edi Ramës

Mediat greke shkruajnë për një vizitë të fshehtë të Edi Ramës në vendin fqinj. Sipas të njëjtave burime vizita e Ramës në Greqi ka ndodhur pasditen e së enjtes. Trikalavoice.gr shkruan se Rama drekoi në restorantin “Aigli” të hotelit “Panellinion” në qendër të Trikalës dhe menjëherë më pas shijoi kafenë në hijen e sheshit, jashtë tij.

Sipas të njëjtave burime Rama shoqërohej vetëm nga rojet e tij. Gazeta greke shkruan se ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, sot kryeministri shqiptar ka qenë edhe në të kaluarën Trikala, si mik nderi i komunitetit të përhershëm shqiptar që jetonte atje.

Kryeministria nuk ka dhënë asnjë detaj për këtë vizitë. Edhe vetë Rama që dokumenton thuajse çdo gjë në ERTV dhe Facebook nuk ka bërë asnjë koment për këtë lëvizje në vendin fqinj të kreut të qeverisë shqiptare.

Në 6 vitet e Ramës në pushtet ai nuk ka zhvilluar asnjë vizitë zyrtare në Athinë për shkak të marrëdhënieve shpesh herë jo fort të mira me qeverinë greke. Duket se Ramës i ka mbetur të shohë Greqinë vetëm si turist. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Nisin dorëheqjet në Bashkinë e Shkodrës

Situata e paqartë e ditëve të fundit në drejtimin e Bashkisë së Shkodrës po shoqërohet nga dorëheqjet e zyrtarëve atje. I pari që u largua është Sekretari i Kës...

20:28

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI