Flash

Kosovari i dënuar për mashtrim ekstradohet në SHBA

Lapsi.al 23 August 2019
Kosovari i dënuar për mashtrim ekstradohet në SHBA

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, tha se një person nga Kosova është ekstraduar në Shteteve e Bashkuara, duke shënuar kësisoj edhe rastin e parë të zbatimit të marrëveshjes për ekstradim të nënshkruar ndërmjet të dyja vendeve.

Në një postim në rrjetet sociale ai shkroi se “në qershor Shtetet e Bashkuara dhe Kosova përmbyllen marrëveshjen e Ekstradimit. Sot ne e jetësuam atë për herë të parë për të kthyer një të arratisur nga Kosova për gjykim në Shtetet e Bashkuara. Kur e shndërrojmë sundimin e ligjit një përparësi të përbashkët, kriminelët përballen me drejtësinë dhe të dyja shtetet janë më të sigurta”, shkroi ai, por pa dhënë ndonjë hollësi për kë bëhet fjalë.

Zëri i Amerikës mëson se i ekstraduari është Ymer Shahini, i cili ndodhej në arrati deri në qershor të këtij viti kur ishte arrestuar nga policia e Kosovës dhe po kërkohej nga drejtësia amerikane nën dyshimin për përfshirje në një skemë mashtrimesh me letra me vlerë.

Sipas departamentit amerikan të Drejtësisë,nga viti 2009 deri në vtin 2011, Jason Galanis, së bashku me bashkëpunëtorët tjerë, John Galanis, Gary Hirst, Derek Galanis, Ymer Shahini, dhe Gavin Hamels, u përfshinë në një skemë për të mashtruar aksionarët e Gerova Financial Group, duke realizuar transaksione të letrave me vlerë në këtë kompani.

Në shkurt të vitit 2017, Jason Galanis është dënuar me mbi 11 vjet heqje lirie.

Në mars të vitit 2016, Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kishin nënshkruar marrëveshjen për ekstradim, që sipas zyrtarëve kishte për qëllim, përveç forcimit të partneritetit dhe përcaktimit për rend dhe ligj, të garantojë po ashtu se kriminelët që paraqesin rrezik për rendin dhe sigurinë e qytetarëve e të dyja vendeve, do të ndiqen dhe do të vihen para drejtësisë.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI