Flash

Aktorja nga Kosova nxjerr blof Ramën: Nuk e kam thënë këtë për Teatrin Kombëtar

Lapsi.al 23 August 2019
Aktorja nga Kosova nxjerr blof Ramën: Nuk e kam thënë

Kryeministri Edi Rama ka postuar qëndrimin e një tjetër aktoreje që sipas tij është për një Teatër të ri Kombëtar.

Bëhet fjalë për aktoren dhe regjisoren Ilire Vinca, anëtare e Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Sipas Ramës, aktorja thotë se një teatër i ri do të ishte freski për audiencës, ndërsa uron që të bëhet sa më shpejt.

“Po të kishte mundësi të ndërtohej një teatër i ri në vendin ekzistues do të ishte mrekulli. Teatri është zhvilluar shumë në vendet tjera për nga ana teknike, çka iu mundëson artistëve të sjellin në jetë kreativitetin e tyre, madje edhe i frymëzon për gjetje të reja. Përveç kësaj, një teatër i ri do të krijonte mundësi edhe teknike për punëtorët e teatrit dhe organizimin e shfaqjeve. Nga ana tjetër, edhe për audiencën do të ishte një freski. Uroj të bëhet sa më shpejt!” – citon Rama fjalët e artistes nga Kosova.

Por vetë Vinca në një koment në postimin e kryeministrit Rama shkruan se atë mendim nuk e kishte dhënë për Teatrin Kombëtar, duke shprehur keqardhje.

“I nderuar Kryeministër Rama, më vjen shumë keq, por me duhet ju informoj që këtë mendim, nuk e kam dhënë për Teatrin Kombëtar. Është hera e dytë që po ndodh ky keqkuptim, ndaj më duhet të sqarohem. Ju falemnderit” - shkruan aktorja duke e nxjerrë sërish blof Ramën. ©LAPSI.al

[caption id="" align="alignnone" width="500"]Capture Postimi i Ramës[/caption]

[caption id="" align="alignnone" width="449"]ilire Përgjigjja e Vincës[/caption]

Të këshilluara

Nisin dorëheqjet në Bashkinë e Shkodrës

Situata e paqartë e ditëve të fundit në drejtimin e Bashkisë së Shkodrës po shoqërohet nga dorëheqjet e zyrtarëve atje. I pari që u largua është Sekretari i Kës...

20:28

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI