Flash

Icardi thyen heshtjen: "Gati për një aventurë të re? Po"

Lapsi.al 23 August 2019
Icardi thyen heshtjen: "Gati për një aventurë të re?
Mauro Icardi nuk mungoi në festën e ditëlindjes së Lautaro Martinez, ku mori pjesë gjithë skuadra e Inter, por kjo nuk i ndryshon gjërat në raport me merkaton. I shoqëruar nga Wanda Nara, sulmuesi argjentinas, për herë të parë prej shumë kohe, foli disa fjalë në lidhje me të ardhmen, në përfundim të mbrëmjes së gjatë, por pa dhënë shumë qartësi. Atyre që e pyesnin nëse ishte mbrëmja e fundit zikaltër, ish-kapiteni i Inter iu përgjigj me një "a thua?", që përsërit dëshirën e tij për të qendruar. Një cast më vonë, në fakt, ishte krejt ndryshe përgjigjia ku u pyet nëse ishte gati për të filluar një avaneturë të re: "Po", konfirmoi sulmuesi, në shoqërinë e bashkëshortes që e përforcoi mendimin e Icardi ("Tha që po"). Me pak fjalë, siguria e vetme është se mund të ndodhe gjithcka në ditët e ardhshme, nëse jo punë orësh. Me Napoli që është në pritje të një përgjigje përfundimtare nga Icardi e Juventus që punon në hije për të mbyllur një operacion të pritur prej kohësh.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI