Flash

Çudi në Gjermani: penalltitë zgjasnin ndeshjen, policia e ndërpret për të mos prishur qetësinë publike

Lapsi.al 22 August 2019
Çudi në Gjermani: penalltitë zgjasnin ndeshjen, policia e

Tensioni në majë, si gjithnjë kur puna arrin te penalltitë. Tentativa e parë, e vendasve, realizohet, e dyta, këtë herë për miqtë, gjithashtu. Kaq, sepse papritur ndërhyn policia në fushë e detyron arbitrin të përfundojë ndeshjen. Kjo është ajo që ndodhi në Gjermani, në kupën e diletantëve, gjatë ndeshjes mes Pirates F.C. e SV Studernheim.

Pas 120 minutash lojë, përfshirë shtesat, Pirates e Studernheim ishin ndarë në barazim 2-2. Kualifikimi duhej të vendosej me penallti, por pas dy goditjeve të para policia i kërkoi arbitrit të mbyllë ndeshjen, me arsyen e thjeshtë: “Për të garantuar qetësinë publike ndeshjet duhet të mbaronin brenda orës 21.30". Në të kaluarën banorët e lagjes në të cilën Pirates kanë stadiumin e tyre janë ankuar shpesh për britmat në orët e vona, për këtë është ndaluar që ndeshjet të kalojnë përtej orës 21.30. Në fakt, ishte ora 22 kur ndërhyri policia. Në fakt ndeshja filloi me vonesë, sepse përndryshe sdo të kishte patur probleme. Dy skuadrat u prezantuan në fushë me fanella të zeza e u desh shumë përpara se të gjendej një fanellë alternative.

Në Gjermani ka një precedent kurioz që i takon një skuadre, aktualisht e impenjuar në Bundesliga: Paderborn. Banorët që jetojnë në lagjen e stadiumit hapën një gjyq në 2005 për britmat e orëve të vona dhe festimet e zhurmshme pas një fitore, duke marrë si rezultat që ndeshjet e Paderborn të mos shkojnë përtej orës 22 (edhe sot është kështu).

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI