Flash

Ëndërronte Tokion, vdes në stërvitje: atletja ruse gjendet pa jetë buzë rrugës

Lapsi.al 22 August 2019
Ëndërronte Tokion, vdes në stërvitje: atletja ruse gjendet
Atletika tronditet nga humbja e papritur e kampiones ruse Margarita Plavunova. 25 vjecarja është gjetur e pajetë buzë rrugës, ku po vraponte, sipas itinerarit stërvitor. Kampionia e Rusisë stërvitej për Lojërat Olimpike në Tokio, por ëndërra e saj për tu përfaqësuar në Olimpiadë u shuan në asfaltin e distriktit Morshansky në Tambov. Lajmin e ka konfirmuar agjencia e lajmeve ruse TASS, ashtu si edhe nga Federata Ruse e Atletikës. Sipas asaj që bëhet e ditur nga TASS, shkaku i vdekjes mendohet të ketë qenë një atak kardiak gjatë vrapimit. Plavunova ishte kampione e Rusisë dhe kishte garuar në vrapimet në 60 dhe 100 metra me pengesa, ku rekordin personal e kishte 14.06 sekonda. Rusja kërkonte me cdo kusht kualifikimin në Lojërat Olimpike 2020 në Tokio, duke anashkaluar edhe sinjalet shëndetësore që trupi i kishte dhënë. Sipas trajneres së saj, Elena Menilkova, 25-vjeçarja "nuk ishte ndjerë mirë gjatë ditëve të fundit".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI