Flash

"Spitalet kinezë një makth, një herë...": Witsel zbulon pse hoqi dorë nga 18 milionë euro në vit

Lapsi.al 22 August 2019
"Spitalet kinezë një makth, një herë...": Witsel

Ikje drejt Perëndimit. Prej një viti Axel Witsel është kthyer në Europa, pas një eksperience po aq të gjatë në Kinë. Mesfushori belg ndihej mirë tek Tianjin Quanjian, e fitonte një shifër astronomike (18 milionë në sezon), por vendosi të largohej i persekutuar nga një frikë e madhe.

Motivin që e shtyu të linte Kinën e ka zbuluar vetë Witsel në një intervistë të dhënë në Gjermani për Dazn: “Vajza ime kishte një sëmundje të dhimbshme në zorrë. Në spitalet ndërkombëtarë që ndodheshin në qytet nuk i kishin aparaturat për ta kuruar. Duhej të vendosja nëse do ta coja në një spital kinez ose të shkoja deri në Pekin që ishte larg dy orë me makinë – shpjegoi Ëitsel –. Situata ishte delikate: kishim pak kohë në dispozicion sepse sëmundja mund të bëhej e rrezikshme. Shkuam në spitalin kinez, por situata ishte surreale: morëm një numër në hyrje dhe pritëm, si të ishim në radhën e supermerkatos. Pritëm rreth 3 orë. Pas kësaj eksperience i thashë gruas se sapo të mbaronte Botërori 2018 do ktheheshim në Europa. Paratë janë të rëndësishëm, por nuk të japin lumturinë”.

witsel, që në 2016 ishte pranë transferimit tek Juventus, shpjegoi përse në atë kohë u prish tratativa me bardhezinjtë e përse një vit më parë preferoi Borussia Dortmund ndaj klubeve të mëdha europiane: “Në 2016 kisha kontratën në skadencë me Zenit e doja të transferohesha në Torino. Kisha kaluar vizitat mjekësore, mbetej vetëm firma në kontratë. Prita gjithë ditën në selinë e Juventus por, në një moment, Zenit më tha të kthehesha në Rusi. Një vit më parë, kur vendosa të kthehesha nga Kina, kisha oferta të ndryshme, mund të shkoja në Paris ose Manchester, por duhej të prisja. Për Dortmund isha zgjedhja e parë”. Sigurisht edhe për tu larguar përfundimisht nga Kina e të kthehej në Europë.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI