Flash

Nis Superioria: të liçensuarit me marrëveshje sfidojnë pesë skuadrat 'pretendente'...

Lapsi.al 22 August 2019
Nis Superioria: të liçensuarit me marrëveshje sfidojnë

Kampionati i Superiores ngre siparin të premten me prezantimin e asaj që u shijua në Superkupën e Shqipërisë një javë më parë: pikërisht një Kukësi-Partizani, për tu pasuar nga katër sfidat e tjera që kompletojnë javën e parë të kampionatit. Pritshmëritë, nëse mund të flitet për pritshmëri, janë të njohura tashmë me 5 skuadra që në start luftojnë për të mos rënë nga Kategoria dhe 5 që e quajnë veten pretendente.

"Në fund klubet i kanë plotësuar kriteret edhe me mbështetjen e administratës shtetërore me marrëveshjet që kanë pasur me drejtorinë e tatim taksave apo edhe me debitorët e tjerë" tregonte presidenti Armand Duka një ditë më parë, për mënyrën si u kalua barriera e 31 korrikut. Në fakt, licensimi, apo zhurma e madhe që u bë për të, rezultoi një farsë e madhe, ku të gjithë, pavarësisht borxheve kolosale që kanë, Vllaznia, Tirana, Flamurtari e Luftëtari, pa llogaritur Skënderbeun që duhet të paguajë gjobën e UEFA-s prej 1 milionë euro, janë prezantuar rregullisht në start. Falë marrëveshjeve. Por edhe me marrveshje, ato klube janë të mbytura në borxhe dhe me potencial të reduktuar, që vështirë se mund ti lejojë të konkurojnë 5 të tjerët, ata që meqë nuk janë me borxhe, janë pretendentë...

Kjo u pa qartë edhe në merkato: të gjithë u munduar të lëvizin për të sjellë në një fare forme skuadrat, por ajo që ndodhi në Gjirokastër, Shkodër e Vlorë vështirë se mund të quhet merkato. Nga Flamurtari u larguan 13 dhe kanë ardhur 11, nga ata që nuk gjetën zgjidhje tjetër përvec se të rrezikojnë të kalojnë edhe ata një vit në Vlorë pa u paguar, si ata që u larguan. Edhe në Korcë merkato është riparuese dëmesh, mjafton të kuptosh që u ble si lojtar drejtori sportiv i Flamurtarit. Problemet më të mëdha i ka Luftëtari, por edhe shkodranët nuk po e kalojnë më mirë.

Të vetmet që mund të krenohen për lëvizjet e bëra janë Partizani, Teuta e Tirana (Kukësi jo dhe aq), që duket se do të jenë kandidatët kryesorë për trofe në sezonin e ri. Laci dhe Bylis janë skuadrat që mund të bëjnë surprizën, por që si fillim duan mesin e artë të renditjes, me kurbinasit që një sy e kanë nga Kupat e Europës, si zakonisht.

Java 1 (23-24 gusht)

TË PREMTEN

Kukësi-Partizani 19:00

TË SHTUNËN

Vllaznia-Laçi 16:00

Skënderbeu-Flamurtari 19:00

Tirana-Luftëtari 19:00

Teuta-Bylis 19:00

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI