Flash

Arrestimi i aktivistes Fatma Paja, avokati mohon akuzat

Policia e Tiranës e akuzon aktivisten Fatma Paja se furnizonte protestuesit me molotovë, fishekzjarrë dhe kapsolla, por avokati i saj, Gentian Serjani pretendon se klientja e tij nuk kishte asnjë lidhje me makinën dhe sendet e paligjshme të sekuestruara.

18:15

Lojtari më i mirë i planetit është Messi: informatika e nxjerr superior ndaj Ronaldos:

Lapsi.al 21 August 2019
Lojtari më i mirë i planetit është Messi: informatika e

Më mirë Cristiano Ronaldo apo Leo Messi? Dilema konstante që prej vitesh ndan të pasionuarit e futbollit më në fund mund të zgjidhet me anë të një formule të ideuar nga ekserptë të informaikës të KU Leuven University të Leuven, në Belgjikë, në bashkëpunim me holandezët e SciSports, për të vedosur se cili mes portugezit dhe argjentinasit mund të gëzojë me logjikë titullin e "më të mirit në botë".

Duke u bazuar në një sistem të dhënash të njohur si "Vlerësimi i Veprimeve në Bazë të Mundësive", kërkuesit kanë analizuar çdo aksion (pra gjuajtje, pasime, driblim dhe ndërhyrje) në çdo ndeshje të luajtur nga CR7 dhe Messi nga sezoni 2013/2014 deri në atë 2017-2018 (kur ylli i Real Madrid u largua nga Spanja për te Juventus), duke llogaritur më pas vlerën. "Zakonisht, vlera e një lojtari përcaktohet nga golat dhe asistet - ka shpjegaur profesor Jesse Davis për faqen belge Sporza, të marrë nga Mirror - por një gol është një ngjarje e rrallë, sepse në një ndeshje verifikohen mesatarisht 1600 aksione, pra formula jonë shpesh ka marrë në konsideratë të gjitha këto, duke llogaritur kështu vlerën".

Fitues ka rezultuar Messi, madje me diferencë të madhe: kampioni i Barcellona ka totalizuar një pikavarazh VAEP prej 1,21 për ndeshje, ndërsa rivali Ronaldo ndaloi në 0,61. “Në sezonet e para pikët e Messi e Ronaldo ishin shumë të ngjashme - ka saktësuar kërkuesi - por nga sezoni 2015-2016 Messi është shkëputur. Madhështia e tij qendron në faktin se ndërsa disa lojtarë, si Pogba, bëjnë shumë aksione por me vlerë më të pakët se disa të tjerë, si Harry Kane apo vetë Ronaldo, që bëjnë më pak aksione por me impakt të madh, argjentinasi prodhon aksione me vlerën më të madhe”. Me pak fjalë, diskutim i mbyllur. Ndoshta....

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plumb gome pas shpine/ A u urdhërua polici të qëllonte deputetin?

Pasi një efektiv qëlloi me plumb gome në shpinë deputetin demokrat Kliti Hoti para Kryeministrisë, Berisha akuzoi se polici kishte marrë urdhër për të vrarë, ndërsa ministri Ervin Demo kërkoi pezullimin e efektivit dhe hetimin e asaj që e cilësoi si një rast të dyshuar individual.

16:22

Me sytë katër

PAPARAZZI