Flash

Arrestimi i aktivistes Fatma Paja, avokati mohon akuzat

Policia e Tiranës e akuzon aktivisten Fatma Paja se furnizonte protestuesit me molotovë, fishekzjarrë dhe kapsolla, por avokati i saj, Gentian Serjani pretendon se klientja e tij nuk kishte asnjë lidhje me makinën dhe sendet e paligjshme të sekuestruara.

18:15

Java decizive e Neymar: Psg refuzon sulmin e parë të Barcellona

Lapsi.al 21 August 2019
Java decizive e Neymar: Psg refuzon sulmin e parë të Barcellona

Paris Saint Germain ka refuzuar propozimin e parë zyrtar të Barcellona për të rikthyer Neymar në Camp Nou. Katalanasit kanë propozuar një huazim me të drejtën e blerjes të fiksuar në 160 milionë euro, një ofertë e konsideruar shumë e ulët nga francezët. Psg, që tani është e gatshme të flasë edhe me Barcellona, kërkon një transferim përfundimtar të brazilianit e ka një vlerësim të kartonit të O'Ney afër 220 milionë euro të shpenzuar për ta sjellë nën Tour Eiffel. Askush nuk i afrohet asaj shifre, por Psg nuk ka ndërmend ta shesë lirë talentin brazilian.

Këtu është bllokimi për momentin me Real Madrid e Juventus në garë për lojtarin, por ende në pritje të bëjnë lëvizjen finale, ndoshta atëherë kur ofertat e Barcellona të mos kenë mundësi të ngrihen pas zhvillimeve të fundit të merkatos.

Psg ka bërë të ditur se është e gatshme të bisedojë me të gjithë për shitjen e Neymar, edhe me Barcellona, por jo me kushtet fillestare të propozuara nga katalanasit. Francezët duan të lirohen nga "problemi" Neymar e janë të gatshëm edhe të flasin për një huazim në vitin e parë, por duke fiksuar detyrimin e blerjes që ta cojë totalin e operacionit në një shifër ndjeshëm më të lartë se 160 milionë euro e vendosura në tavolinë nga Barcellona. Në këtë skenar 100 milionë plùs Dybala (vlera 80) janë baza e Juventus për të nisur operacionin.

Pak ditë nga mbyllja e merkatos gjithcka mbetet e hapur edhe pse presioni i lojtarit vjen në rritje. PSG e Barca do të vazhdojnë të flasin, me Real e Juve të interesuara për bisedimet, e vetmja gjë e qartë është se vështirë se në fund Neymar do të jetë i detyruar të mbetet në Paris.

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plumb gome pas shpine/ A u urdhërua polici të qëllonte deputetin?

Pasi një efektiv qëlloi me plumb gome në shpinë deputetin demokrat Kliti Hoti para Kryeministrisë, Berisha akuzoi se polici kishte marrë urdhër për të vrarë, ndërsa ministri Ervin Demo kërkoi pezullimin e efektivit dhe hetimin e asaj që e cilësoi si një rast të dyshuar individual.

16:22

Me sytë katër

PAPARAZZI