Flash

“Baba, jetoje vërtetë këtu?”: Cristiano Jr befasohet nga vizita në shtëpinë e vjetër të CR7

Lapsi.al 20 August 2019
“Baba, jetoje vërtetë këtu?”: Cristiano Jr befasohet

Shpesh herë të shohësh të kaluarën nuk shërben shumë, por ka momente në të cilat është e nevojshme për të kuptuar të tashmen. Ky duhet të ketë qenë mendimi i Cristiano Ronaldo, që ka rrëfyer për tv portugez TVI se e ka cuar të birin Cristianinho në lagjen në Lisbonë ku jetonte me mikun e tij Miguel Paixao pasi u largua nga Madeira në moshën 12 vjecare, për tu bashkuar me Sporting. Një eksperiencë që, si shpjegon 5 herë Topi i Artë, i ka lënë mbresa trashëgimtarit të tij.

“Isha kaq i lumtur sa doja ti tregoja ku jam rritur. Kishte parë Madeira e kështu e cova në lagjen Don Josè në Lisbonë ku punonin ende disa persona nga koha kur isha unë. U preka shumë, të jem i sinqertë, sepse nuk mendoja se do ti shihja dhe me tronditi ky fakt”. Por CR7 ka mbetur i prekur edhe nga reagimi i të birit. “Shkova aty së bashku me Paixao e Cristianinho e u futëm në dhomën ku qendroja. E im bir u kthye e më tha ‘Babà, jetojë vërtetë këtu?’. Nuk arrinte ta besonte”.

Cristiano junior në fakt lindi në 2010 kur i ati kishte kohë që ishte i pasur e i famshëm. Por portugezi dëshironte ti jepte një mësim jete të birit. “Fëmijët mendojnë se gjithcka është e lehtë në këtë botë. Kualiteti i jetës, shtëpitë, makinat, rrobat, mendojnë si janë të gjitha aty. Unë doja të kuptonte se këto gjëra vijnë me punë e përkushtim. Kjo është ajo që i them edhe fëmijëve kur marr pjesë në evente nëpër shkolla”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI