Flash

"Ti mos ik, do të jap shiritin e kapitenit". Kështu Dzeko qendroi tek Roma

Lapsi.al 21 August 2019
"Ti mos ik, do të jap shiritin e kapitenit". Kështu Dzeko

Edin Dzeko i ka befasuar të gjithë, ose ndoshta gati të gjithë. Sepse nga ajo që tregon sulmuesi boshnjak, duket se shokët e tij të skuadrës nuk kishin shumë dyshime mbi faktin se do të qendronte tek Roma. E kanë patur të drejtë: nuk shkoi tek Inter, por rinovoi me verdhekuqtë. Në intervistën e dhënë për RomaTV, lojtari ka treguar edhe arsyen.

"Jam i lumtur që të tjerët janë të kënaqur që qendrova këtu me shokët e mi skuadrës - shpjegoi -. Nuk dua ti quaj kështu, por miq, vëllezër. Ishin gjithnjë aty duke më vënë nën presion: 'Ti nuk do shkosh askund, do rrish këtu'. Kam një raport shumë të bukur me të gjithë, Pellegrini e Florenzi më thoshin cdo ditë 'Në fund ti do të rrish këtu'...". E Florenzi insistonte: “Nëse firmos do të jap shiritin e kapitenit”. E pas firmës më tha: "Është i yti", por unë i thashë: "Je kapiteni ynë".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI