Flash

Kartoni i kuq e bën të shpërthejë në lot: ai që dënes në fushë është tmerri i kundërshtarëve

Lapsi.al 21 August 2019
Kartoni i kuq e bën të shpërthejë në lot: ai që

Ka disa lojtarë që në karrierën e tyre krijojnë një imazh e i qendrojnë besnikë. Ata me humor të mirë si Dani Alves, ata seriozë si Pirlo. E pastaj…janë ata të këqinjtë. Zakonisht të fortët e futbollit nuk lëshojnë kurrë. Jeta e tyre është e bërë me ndërhyrje në limit (jo të vullnetshme, por thjesht …të ashpra), diskutime me arbitrin e kundërshtarët e shumë kartonë të kuq. Vështirë të imagjinosh një prej tyre të shprthejë në lot. Kjo është arsyeja pse lotët e dëshpërimit të Felipe Melo, jo nga ata të butët, është imazhi më i paparashikueshëm i javës së fundit të Libertadores.

E të mendosh që mesfushori brazilian e ka patur këtë reagim për një karton të kuq, të pafundmin në karrierë, i 21 saktësisht për lojtarin e Palmeiras… Këtë herë ndoshta për shkak të rëndësisë së ndeshjes, vajtja e cerekfinaleve të Champions amerikano jugore kundër Gremio, braziliani nuk e mori mirë dënimin. Ashtu si bën të ditur Olè, kartoni i dytë i verdhë ishte një ndërhyrje e ashpër por jo e keqe. Por mjaftoi për ta bërë Melo të dëneste, ndërsa dilte nga fusha me fytyrën të mbuluar me fanellë.

Një skenë e papritur, aq as të gjithë shokët e kundërshtarët shkuan ta ngushëllonin. E madje edhe Felipao Scolari e përqafoi lojtarin e tij, pavarësisht se sapo e kishte lënë me 10 lojtarë skuadrën. Në fund shkon mirë për Palmeiras, që mori një fitore 0-1 në transfertë!

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI