Flash

Racizmi ndaj Pogba mobilizon Twitter: "Do takohemi me Manchester United"

Lapsi.al 21 August 2019
Racizmi ndaj Pogba mobilizon Twitter: "Do takohemi me Manchester

Fyerjet raciste ndaj Paul Pogba kanë bërë shumë zhurmë. Racizmi që mbretëron në rrjetet sociale nuk ndalet as përpara yjeve të futbollit, por këtë herë Twitter, rrjeti social ndoshta më pak i përhapur ndër të rinjtë, por shumë i përdorur nga personat vip, ka vendosur të lëvizë, pasi mesfushori i Manchester United është sulmuar me fyerje raciste për penalltinë e humbur kundër Wolves, ashtu si i ndodhi pak ditë më parë edhe Tammy Abraham të Chelsea.

“Në javët e ardhshme, përfaqësuesit e Twitter - lexohet në komunikatë - do të takohen me Manchester United, Kick It Out (organizata kundër disckiminimeve që vepron në botën e futbollit) e cilindo tjetër përfaqësues të shoqërisë civile, të interesuar të njihen me punën proaktive që Twitter po bën për tu përballur me fenomenin e abuzimeve raciste online kundër futbollistëve në Mbretërinë e Bashkuar. Kemi mbajtur gjithnjë një dialog të hapur por e dimë që duhet të bëjmë më shumë për të mbrojtur përdoruesit tanë. Sjelljet raciste nuk kanë vend në platformën tonë, i dënojmë ashpër".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI