Flash

Arbitri që nuk pa kafshimin e Suarez ndaj Chiellini bëhet... trajner

Lapsi.al 22 August 2019
Arbitri që nuk pa kafshimin e Suarez ndaj Chiellini bëhet... trajner

Nga arbitër në trajner. Kjo është historia e vecantë e Marco Antonio Rodriguez, ish-arbitri meksikan, që tani është bërë trajneri i ri i Salamanca, formacionit spanjoll që luan në Segunda Division. 45 vjecari, që ka drejtuar tre Botërorë në karrierë, do të kujtohet gjithnjë për dy ndeshje. Në Kupën e Botës 2014, Rodriguez drejtoi Italia-Uruguay e u fut në histori se nuk pa kafshimin e Suarez ndaj Chiellini. Në të njëjtin turne drejtoi edhe humbjen historike të Brazilit 1-7 ndaj Gjermanisë.

Në fund të atij Botërori, Rodriguez vendosi të tërhiqet nga karriera arbitrale për të studiuar për trajner. Pesë vjet më pas, vjen edhe detyra e parë për ish-arbitrin, që do të marrë vendin e José Luis Trejo, i cili nuk mori dot licensimin nga Federata Spanjolle, por qendroi gjithësesi në stafin teknik. "Ashtu si i kam thënë edhe presidentit, trajneri jam unë, vendos unë e drejtoj unë - ka thënë ai në konferencë për shtyp - Prezenca e José Luis mund të keqinterpretohet. Nuk ka autoritet në vendime, përgjegjësi jam unë".

Ndërsa në raport me ish-kolegët, Rodriguez është i qartë. "Do të kem respekt maksimal për arbitrat, nuk zbresim në fushë kundër tyre - shpjegoi ai - Nuk do qesh kurrë nëse do ketë gabime, por do protesoj vetëm nëse do të ketë gola të shënuar me dorë ose nëse dëmtohet keq ndonjë futbollist i imi".

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI