Flash

Basha: Nuk i falëm bashkitë, por Rama donte gjakderdhje në 30 qershor

Lapsi.al 22 August 2019
Basha: Nuk i falëm bashkitë, por Rama donte gjakderdhje në 30

“Pas anulimit të zgjedhjeve me dekretin e 10 qershorit të Presidentit, Rama vendosi për skenarin e gjakderdhjes me 30 qershor. Opozita dhe qytetarët iu shmangën me vetëdije të plotë këtij skenari”.

Janë fjalë të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha në një intervistë për Syri Tv.

“Nga momenti i anulimit të zgjedhjeve kushtetuese, me 10 qershor, ajo që mbeti ishte ose pranimi i këtij realiteti politik, siç bënte thirrje Gjermania me datë 9 qershor ose ecja me kokëfortësi drejt një procesi të paligjshëm, antikushtetues dhe kriminal që Edi Rama vendosi të bënte duke dalë zbuluar para partnerëve, që ishte shkaku dhe burimi i çdo konflikti në Shqipëri për pushtetin e tij” – tha Basha.

Basha thotë se zgjedhet e 30 qershorit nuk janë njohur pasi Shtetet e Bashkuara janë shprehur se për ligjshmërinë e tyre vendosin institucionet shqiptare. Basha tha se ndërkombëtarët i kanë kushtuar rëndësi stabilitetit, por pas 30 qershorit kanë ndryshuar opinion.

“Padyshim që stabiliteti është në interesin kryesor strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për Shqipërinë, për Ballkanin dhe për të gjithë Evropën. Këtu ska asgjë të re për njohësit e çështjeve ndërkombëtare. E reja qëndron në faktin se për shkak edhe të zhvillimeve, para, gjatë dhe pas 30 qershorit, qartësisht kemi një realitet të ri politik, edhe për sa i përket faktorit ndërkombëtar” – tha Basha.

Kreu i opozitës thotë se është i bindur se djegia e mandateve ishte vendim i drejtë.

“Djegia e mandateve absolutisht ka rezultuar vendimi i duhur. Pa këtë vendim, opozita rrezikonte të kthehej në një fasadë, në një garniturë të pushtetit. Dy qëllime arriti djegia e mandateve: së pari na distancoi nga një pushtet i korruptuar në palcë që e kishte kthyer parlamentin në një institucion vjedhjeje me ligj.

Qëllimi i dytë që u arrit ishte që një masë ekstreme, që i përgjigjet një realiteti ekstrem rezultoi e nevojshme për të vetëdijësuar të gjithë, edhe partnerët tanë strategjikë, se kështu nuk shtyhet më. Dhe unë ju them me përgjegjësi të plotë se ky vetëdijësim sot ka mbërritur” - tha Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI