Drejtori i Burgut “313” , Maksim Hamitaj, është pezulluar me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili. Mësohet se shkak i pezullimit të Hamitajt nga detyra është bërë i dënuari Emiljano Shullazi, të cilin e ka favorizuar me takime shtesë, duke e lejuar që të mbajë kontakte me anëtarët e bandës.
Pasues i Hamitajt është caktuar Qazim Hoxha, i cili deri më tani ka shërbyer si drejtori i Burgut të Durrësit.
Problemi i favorizimit të të burgosurve është i kahershëm. Pak kohë më parë, në burgun “302”, të burgosurit u bënë një peticion drejtuar krerëve të shtetit, përmes të cilit kundërshtonin ligjin e ri për mundësimin e izolimit të tyre, si dhe anulimin e takimeve shtesë.
Ngjashëm me Hamitjan, më herët është pezulluar nga detyra edhe drejtori i mëparshëm i burgut “313”, për shkak të shkeljeve të konstatuara në llogari të tij.