Flash

Video/ Zjarrfikësi nga Ohio mbret i UFC: Miocic shkatërron Cormier

Lapsi.al 18 August 2019
Video/ Zjarrfikësi nga Ohio mbret i UFC: Miocic shkatërron Cormier
Bota e arteve marciale mikse ka një mbret të ri. Një mbret që e rimori kurorën një vit më pas. Një mbret i mistershëm, pak i shoqërueshëm, që në vend të pasarelave preferon uniformën e zjarrfikësve. Një mbret që rrezikon, sepse pëson shumë goditje, por ndërsa goditet studion si mund të kundërpërgjigjet më fort. Mbreti është Stipe Miocic, që pas një viti mungesë rimerr brezin e peshave të rënda UFC nga Daniel Cormier, duke e mundur me k.o. në përfundim të një ndeshje vibruese. E të mendosh që në fund të raundit të parë, në kontaktin e parë Cormier e ngriti Miocic në një body slam prej wrestling, duke e hedhur poshtë si thes. Pas tre minutave të para ku u mendua më e keqja për të, Miocic nuk u surprizua më dhe prenoi një duel të afrët me Cormier që gati e anullonte gap-in fizik në favor të tij. Dukej gati si sherr në bar, me mbrojtje të ulura e goditje të forta nga të dy. E megjithat ishte një rrezik i llogaritur nga Stipe, që kishte si qëllim ta lodhte rivalin. Në raundin e katërt nisi ta godasë në trup, 6-7 goditje në brinjë që e bënë Cormier të lëkundet dhe i dhanë mundësinë Miocic ta fusë në kënd e ta nxjerrë k.o pa mëshirë.. https://www.youtube.com/watch?v=6KVbpvY78QE Zjarrfikësi i Ohio rimerr kështu brezin e kampionit dhe feston me një kërcim në oktagon, nën sytë vëzhgues të Ngannou, me shumë mundësi sfidanti i ri për titull.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI