Flash

Arrestimi i aktivistes Fatma Paja, avokati mohon akuzat

Policia e Tiranës e akuzon aktivisten Fatma Paja se furnizonte protestuesit me molotovë, fishekzjarrë dhe kapsolla, por avokati i saj, Gentian Serjani pretendon se klientja e tij nuk kishte asnjë lidhje me makinën dhe sendet e paligjshme të sekuestruara.

18:15

Tenis/ Mbretin Federer e eliminon numri 70 në botë në Cincinnati

Lapsi.al 16 August 2019
Tenis/ Mbretin Federer e eliminon numri 70 në botë në Cincinnati

Mund të jesh numri 2 në botë, apo të kësh bërë ndeshjen e jetës vetëm një muaj më parë, e megjithatë të mundesh nga numri 70 në harkun e një ore. Kjo i ka ndodhur Roger Federer në turneun Atp në Cincinnati: zvicerani është eleminuar në 1/8 e finales nga rusi Andrey Rublev. 21 vjecari kundërshtar i 'Mbretit' Roger è ka mundur zviceranin me rezultatin 6-3, 6-4 në një ndeshje që zgjati pak më shumë se një orë. Për zviceranin, që në raundin e kaluar kishte kaluar Londero, ishte turneu i parë pas zhgënjmit në Ëimbledon, ku u mund në finale nga Djokovic pas një ndeshje pambarim.

Sfida në fakt u bë menjëherë e vështirë për Federer, që humbi shërbimin e parë, duke shkuar në disavantazh 2-0, e rikuperoi me disi në topat e kundërshtarit, por humbi përsëri me shërbimin e tij dhe në atë pikë rusi Rublev nuk lejoi më surpriza dhe e mbylli në 6-3. Në setin e dytë zhvillimi ndodhi pikërisht në fund, me rusin që shfrytëzoi topin e vetëm break duke shkuar në 4-3 e më pas duke e fituar setin 6-4.

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plumb gome pas shpine/ A u urdhërua polici të qëllonte deputetin?

Pasi një efektiv qëlloi me plumb gome në shpinë deputetin demokrat Kliti Hoti para Kryeministrisë, Berisha akuzoi se polici kishte marrë urdhër për të vrarë, ndërsa ministri Ervin Demo kërkoi pezullimin e efektivit dhe hetimin e asaj që e cilësoi si një rast të dyshuar individual.

16:22

Me sytë katër

PAPARAZZI