Flash

"Kryqin në ballë do mbani"/ Zbardhen videot, radikalët fetarë fyejnë besimtarët myslimanë

Lapsi.al 14 August 2019
"Kryqin në ballë do mbani"/ Zbardhen videot, radikalët

Janë publikuar videot ku dy radikalët fetarë, Anton Zefi dhe Luigj Marku, të cilët janë shpallur në kërkim për nxitje të urrejtjes lidhur me besimin dhe etninë, ofendojnë dhe përdorin komente fyese ndaj besimtarëve myslimanë në rrjetet sociale.

Në përmbajtjet e publikuar nga gazeta online “Insajderi”, Marku dhe Zefi dëgjohen të përdorin fjalë të ndyra drejtuar myslimanëve, shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia, që i drejtohen bregdetit shqiptar për pushime.

Do i q*** ropt myslimanëve, ropt do t’ia shkërdhejmë, ju dektë në atë vorr, rroft shkau, rroft Izraeli doktori i vërtet i myslimanëve”, dëgjohet duke thënë Marku.

Anton Zefi i dërguari i perëndisë për me ju q*** nanën myslimanëve të Shqipërisë. U ta q*** motrën, kryqin në ballë do ta mbajë. Ta q*** mallamajkën. Merre incizoje qoje tek milicia”, dëgjohet të ofendojë Zefi.

Para dy ditësh është publikuar disa video ku Anton Zefi dhe  Luigj Marku, dëgjohen duke ofenduar myslimanët nga Kosova dhe Maqedonia të cilët shkojnë për pushime në bregdetin shqiptarë.

Gjatë ditës së djeshme Policia e Shtetit ka bërë të ditur se kanë filluar hetimet ndaj Zefit dhe Markut.

Në njoftimin e Policisë, nisur nga disa publikime në datën 12.08.2019 në media elektronike dhe konkretisht në portalin “Insajderi” ku shkruhet se: “Dy radikal fetar katolik nga Shqipëria, përmes disa videove të cilat janë ardhur në redaksinë e Gazetës Insajderi, dëgjohen duke ofenduar myslimanët nga Kosova dhe Maqedonia të cilët shkojnë për pushime në bregdetin shqiptar”, bëhet me dije se kanë filluar verifikimet përkatëse për të vënë para përgjegjësisë ligjore komentuesit që janë shtetasit: A.Z,,  39 vjeç, banues në Hot, Malësi e Madhe dhe L.M,  36 vjeç, banues në Kallmet Lezhë.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Lezhë për veprën penale të “Nxitje e urrejtjes ose grindjeve”.

 

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI