Flash

Dhunoi barbarisht gruan te QSUT, autori nip i deputetit të PS, Rrahman Rraja (video)

Lapsi.al 3 August 2019
Dhunoi barbarisht gruan te QSUT, autori nip i deputetit të PS, Rrahman

Protagonisti i videos që u përhap në mënyrë virale pak ditë më parë, ku shfaqej një i ri që dhunonte barbarisht një grua në ambientetet e jashtme të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, është Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja.

I biri i këtij të fundit u vu në qendër të medias lidhur me dhunën e ushtruar ndaj të dashurës së tij Xhisiela Maloku, e cila u tërhoq më pas nën ndikimin e kësaj familje, me mjaft ndikim në zonën e Fushë Krujës.

Lidhja fisnore e agresorit me ligjvënësin socialist, u bë e ditur nga gazetarja e televizionit “Top Channel”, Anila Hoxha, në një postim sajin në llogarinë personale në “Facebook”. “E moret vesh o shoke dhe shoqe ? Ai tipi qe u shfaq tek JOQ Albanja duke rrahur barbarisht nje grua quhet Ramazan Xhelal Rraja , vitlindja 1993. Eshte referuar ne gjendje te lire per hetime te metejshme ne prokurori. Miremengjes!”, shkruan Hoxha.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar me vonesë edhe Policia, që njofton se e ka shoqëruar 26-vjeçarin dhe e ka proceduar penalisht.

Deputeti Rraja dhe familja e tij u vënë në qendër të vëmendjes së publikut rreht një vit më pare, kur u publikua skandali i Xhisiela Malokut, ish-të dashurës të të birit, Rexhep Rrajës. Ishte polici Emiljano Nuhu, i larguar nga Shqipëria, që bëri publik çështjen “Xhisiela”, ku djali i deputetit akuzohej për dhunë të vazhdueshme ndaj ish-të dashurës.

Edhe Ramazani, që shfaqet në videon e fundit, u përmend në atë ngjarje nga polici Nuhu, i cili pretendonte se ishte kërcënuar nga nipi i deputetit kur kishte marrë përsipër çështjen “Xhisiela”.

Rasti i Xhisiela Malokut u mbyll me tërheqjen e vajzës nga denoncimet për dhunë.

 

https://www.facebook.com/joqalbania/videos/510730716348126/?v=510730716348126

 

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI