Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar të sulmojë kryeministrin Edi Rama, duke vënë në dukje heshtjen që pasoi lajmin për ndalimin e hyrjes në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nën arsyetimine përshirjes në afera korruptive të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjus Dako, së bashku me familjen e tij.
Duke publikuar një pjesë të përgjimeve të tabolidit gjerman “BILD” për blerjen e votave në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2017, Basha i drejton disa pyetje kreut të qeverisë.
“Pse hesht hajduti psiqik për bankomatin e tij personal? Pse fshihet përditë pas mashtrimeve për 6 kullat 200 milionë euro dhe nuk belbëzon asnjë fjalë për Dakon?
Pse ka emëruar e po emëron vetëm kamikazë dhe shërbëtorë të krimit dhe të hajdutëve me pushtet në prokurorinë dhe drejtësinë e kapur? Përgjigjet i gjeni vetë në fjalët e treshes Rama-Dako-Avdylaj”, shkruan kryedemokrati në “Facebook”.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/379551639429926/?v=379551639429926