Flash

Ronaldo nuk luajti, Liga koreane kërkon dëmshpërblim: çështja është ligjore

Lapsi.al 29 July 2019
Ronaldo nuk luajti, Liga koreane kërkon dëmshpërblim:

Një festë e pakompletuar. Miqësorja mes Juventus e Team K-League, e përfunduar 3-3, ka zhgënjyer pjesërisht 66.000 spektatorët prezentë në Seoul: nga një anë spektakli për të parë kampionët e Italisë në fushë, nga tjetra surpriza e pakëndshme të shihnin në pankinë Cristiano Ronaldo (zyrtarisht i dëmtuar) për 90 minuta. Liga koreane e futbollit pasi shprehu pakënaqësinë për vendimin e Juventus, ka kaluar në hapa konkretë, duke i kërkuar dëmshpërblim bardhezinjve, sepse në kontratë ekzistonte një klauzolë që parashikonte impenjimin e portugezit për të paktën 45'

Kompania organizuese e eventit, TheFasta, ka dhënë një komunikatë zyrtare: "Pasi pamë që Ronaldo nuk hyri në fushë as në fillimin e pjesës së dytë, i kemi kërkuar Juventus të respektojë kontratën. Na u përgjigjën se e dinin klauzolën, por lojtari ishte i dëmtuar". Në fakt, vetë Maurizio Sarri, në konferencën para ndeshjes kishte lajmëruar problemin e CR7: "Cristiano na ka njoftuar se ndjen një lodhje muskulare, kështu që me Nedved kemi vendosur të mos rrezikojmë". Tashmë cështja është legale, sepse koreanët nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga pozicioni i tyre…

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI