Flash

“Inter pa sulmues? Jam unë e Ronaldo”: Christian Vieri ngacmim pikant zikaltërve...

Lapsi.al 28 July 2019
“Inter pa sulmues? Jam unë e Ronaldo”: Christian Vieri ngacmim

Në atë kohë, ishin dyshja më e mirë e futbollit botëror: Christian Vieri e Ronaldo luanin për Inter, por janë të gatshëm ta provojnë...me fjalë natyrisht. I intervistuar nga Sportmediaset për Bobo Summer Cup, ish-sulmuesi zikaltër Christian Vieri ka folur për merkaton e bërë nga klubi milanez e duke u përqendruar sidomos tek mungesa e sulmuesve. Beppe Marotta e Piero Ausilio, në fakt, po gjejnë vështirësi të shumta për të arritur objektivat e kërkuar nga Antonio Conte, mbi të gjithë për kërkesat e larta të bëra nga Roma e Manchester United për Edin Dzeko e Romelu Lukaku. Pikërisht për këtë ka ironizuar Vieri, duke komentuar: “Unë di që janë dy lojtarë të lirë, Vieri e Ronaldo, kështu që duhet ti bindin. Janë pak mbi peshë, pòr…”.

Vieri në fakt e ka lavdëruar punën e drejtuesve zikaltër dhe shprehet i sigurtë që, pavarësisht vështirësive në javët e fundit, në fund do të vijnë dy lojtarë të rëndësishëm: “Merkato është akoma e gjatë, ka kohë dhe jam i sigurtë që do të marrin sulmues të mëdhenj sepse duan të bëjnë gjëra të mëdha”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI