Flash

F1/ E diela e çmendur e Hockenheim, nxjerr fitues Verstappen mes kaosit: Vettel, nga i fundit, vishet me argjend

Lapsi.al 28 July 2019
F1/ E diela e çmendur e Hockenheim, nxjerr fitues Verstappen mes kaosit:

Max Verstappen triumfon në GP të Gjermanisë, duke rrëmbyer suksesin e dytë sezonal në fund të një gare të cmendur e të paparashikueshme. Në podium me hollandezin e Red Bull është edhe Ferrari i një Sebastian Vettel të jashtëzakonshëm, autor i një rikuperimi të pamendueshëm nga vendi i fundit. I treti suprizë është Kvyat me Toro Rosso. Shkatërrimtare prova e Mercedes: Bottas out, Hamilton i 11°. Nuk ka munguar asgjë në të dielën e cmendur të Hockenheim: shi në momente të ndryshme, kaos në bokse, incidente, katër herë Safety Car, tërheqje, penalitete...me pak fjalë, gara më spektakolare e sezonit. Në fund ia ka dalë Verstappen, i aftë të administronte pit-stop e shumtë e ndryshimet e gomave, ndërsa ishte fenomenal duke mos e humbur kurrë përqendrimin edhe në kondicionet më ekstreme.

Për Ferrari, pas gafave të së shtunës, ishte një e dielë e rikuperimit të pjesshëm: të dyja makinat e Maranello bën një nisje spektakolare, me Leclerc që e pa veten i katërti (nga i 10) e Vettel i tetti (nga i 20). Vetëm se Leclerc u tradhëtua në pistë të lagur, duke u përplasur pas murit, pikërisht kur kishte përfituar nga një Virtual Safety Car për tu ngjitur i dyti. Gjermani nuk mundi të gjente kurrë ritmin me goma të mesme, por në 15 xhirot përmbyllëse (garuar me gomat slick) ishte autor i një rikuperimi të tërbuar deri në vendin e dytë. Një rezultat shumë i rëndësishëm në një periudhë të komplikuar për të.

E kundërta për Mercedes, që përjetuan një makth të vërtetë: Hamilton, që u nis i pari, përfundoi pas murit i tradhëtuar nga asfalti i rrëshqitshëm kur ishte në krye. Anglezi arriti të futet në bokse për të ndryshuar pjesën e përparme, por mori 5 sekonda penalitet për prerjen e rrugës. Sikur të mos mjaftonte, kur ishte i 12 bëri edhe një rrotullim të pazakonshëm që e la të tretin nga fundi, përpara vetëm Williams e jashtë zonës së pikëve. Bottas, që mund ti rikuperonte shumë pikë në klasifikimin e përgjithshëm, e përplasi W10 e tij pak më vonë, ekzaktësisht në të njëjtën pikë, ndërsa ishte i katërti.

Kështu, edhe në hidhërim, buzëqeshja është e gjitha për Lewis, që në një të dielë të zezë ka limituar dëmet në luftën për titull: është gjithnjë ai në krye, me 39 pikë avantazh ndaj finlandezit, 61 ndaj Verstappen e 82 ndaj Vettel.

Të këshilluara

Datlindja e Lorik Canës festohet në Marsejë

Këtë të shtunë ish kapiteni i kombetares Lorik Cana festoi 36 vjetorin. Këtë gje nuk e ka haruar edhe nje nga klubet më të rëndësishëm të karierës së tij, Olimp...

11:08

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI