Flash

"Dinamo e Korçës? Kinezërira shqiptarësh": Faruk Sejdini shpërthen kundër transformimit hibrid, "Dinamo nuk është tespie”

Lapsi.al 27 July 2019
"Dinamo e Korçës? Kinezërira shqiptarësh": Faruk

Dinamo është e Tiranës, luan me fanellë blu ose të bardha dhe ka një histori prapa, të patjetërsueshme: ky është kuptimi i gjithë reagimit të Faruk Sejdinit, një prej legjendave dinamovite, në lidhje me atë që prej orësh po shndërrohet në shumë më tepër se thjesht një hipotezë. Transferimi i Dinamos në Korcë në vend të Skënderbeut, idea e Takes për ti dhënë korcarëve një skuadër për të brohoritur, a thua se mund të luash kaq lehtë me një emër që ndoshta është në vështirësi, por bërtet me 33 tituj gjatë viteve…

"Mua nuk më duket ndonjë gjë e çuditshme, me ato që kam dëgjuar, dhe me kinezërirat që ndodhin në këtë vend - sulmoi Sejdini -. Me Dinamon është luajtur dhe jo pak. U luajt njëherë me ndryshimin e emrit, ia bënë Olimpik. Pas një kohe, u pa që nuk funksiononte. Dinamo ka një histori jo të vogël në Shqipëri, ka një plejadë të madhe futbollistësh. Tani, po ndodh kjo tjetra, që do bëhet një Dinamo e Korçës. Prapë, më duket pa logjikë. Siç thotë populli: “Guri i rëndë, në vendin e vet”. Më duket se e po përdorin Dinamon, si ato tespiet, që besimtarët e përdorin në faltore.

Mundi e djersa e një plejade të jashtëzakonshme të Dinamos po bëhet lodër tani për interesa personale. Sepse është e qartë që nëse Skënderbeu falet në Gjykatën Federale, atëherë Dinamos do ti thonë të kthehet andej nga ka ardhur, se nuk i duhet më askujt. E kjo është shumë e shëmtuar, madje e turpshme edhe ta mendosh… "Mua më duket sikur Dinamon po e bëjnë një parcelë eksperimentale. Uroj që ky gjyqi i fundit, apo vendimmarrja e fundit të jetë pozitive për Skënderbeun, por kurrsesi nuk duhet të përdoret Dinamo si shkopi magjik, që shpëton ose jo Skënderbeun. Nëse duan që futbolli në Korçë të mos shuhet, mund të ketë alternativa të tjera që ta rimëkëmbin.

Tjetërsimi i ngjyrave të Dinamos është një atentat që mund ti bëhet nëndetëses blu, më saktë nëndetëses bardhekuqe me stemë blu, ndoshte edhe mbathje e geta, sa për ti dhënë kuptim edhe emrit Dinamo. Sejdini nuk mund ta pranojë lehtë këtë gjë, ashtu si në fakt është edhe e natyrshme të jetë… "Stema e Dinamos nuk hyn atje - vazhdoi ish-tekniku dinamovit - për logjikë, për opinionin, për moralin, nuk mund të rrijë atje. Jo që i rri e vogël, por nuk i shkon fare. Mua më duket sikur po krijojnë një ekip hibrid. Do bëjnë një Dinamo, me fanellën bardhekuq, si e ka Skënderbeu, dhe me mbathje blu, që të japin një shenjë që është Dinamo".

Me një Dinamo të veshur si Skënderbeu, me lojtarët bardhekuq të transferuar nën logon apo emrin e ri, edhe pse ndoshta me ngjyrat e vjetra, nuk dihet tifozët për kë do të thërrasin në stadium. Mund ti ngjajë skuadrës së vjetër, por do të ketë emër tjetër e atëherë tifozët si do të brohorasin?: “SkënderDi”. Nuk mund t’i thuash një tifozi të Korçës, që sot do bërtasësh për Dinamon. Mund ta bësh një herë për simpati, por nuk ka kuptim, të më vesh mua tani në shkallët e stadiumit, dhe të më thuash do bërtasësh për këtë emër. Duket se po kthehemi në kohën e komunizmit".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI