Flash

Askush nuk bën çmenduri për Icardi: Juventus ndërhyn për… Lukaku

Lapsi.al 27 July 2019
Askush nuk bën çmenduri për Icardi: Juventus ndërhyn

Është vera e sulmuesve. Është pothuaj muaji i fundit i tratativave dhe manovrat janë të gjitha të përqendruara mbi emra shumë të mëdhenj: Icardi, James Rodrigez, Pepe, Lukaku, Higuain, Dybala, Chiesa dhe Dzeko. Duke nisur nga Icardi, që është në situatë më delikate dhe në zhvillim. Interi është tashmë në një telash: nyja është vlerësimi i lart që pretendojnë zikaltrit për Maurito. Është e dukshme që shitja, nëse do të ndodhë, do të jetë nën vlerën e tij efektive. Inter duhet të paktën të zgjedhë një rrugë. Edhe sepse është e vetëdijshme që ofertat nuk do të jenë të larta. Kërkesa e milanezëve është 80 milion. Juventus është e gatshme të presë ditët e fundit të merkatos për të paraqitur përfundimisht një propozim prej 50 milionë. Napoli do të mund edhe të shkurtonte kohët, por gjithnjë mbi bazën e këtyre shifrave. Është një histori që duhet të ndiqet hap pas hapi. Në të njëjtën kohë Marotta dhe Ausilio janë gjithnjë në punë për Lukakun dhe janë gati t’ia paraqesin kërkesën e re United. Por për sulmuesin belg është duke u përfshirë edhe Juventus, që kërkon të djegë në kohë Inter. Conte ka kërkuar dy sulmues, një prej këtyre do të jetë Dzeko, por nuk dëshiron aspak të humbasë objektivin kryesor, për më tepër ta shohin atë të shkojë në Torino.

Goditjen është duke e bërë Napoli me Pepe. Operacioni prej 80 milion euro, 50 plus Ounas, është i përballueshëm dhe ka vetëm distancën e pagesës së komisionit për agjentët e lojtarit. Por kjo tratativë nuk i pengon të kaltrit të insistojnë për James. Kolumbiani ka zgjedhur fanellën e kaltër dhe projektin taktik të Ancelotit, por në fakt ende nuk ka asnjë rrugë të hapur nga Real. Të hënën James do të rikthehet në Madrid pas periudhës së pushimeve pas Kupës së Amerikës, por e ka tashmë valixhen gati. De Laurentis synon huazimin me të drejtë blerjeje, punë që është akoma e mundur.

Një tjetër sulmues i kërkuar në merkato, duket i destinuar të mos lëvizë: Chiesa do të qëndrojë tek Fiorentina. Ishte tashmë e qartë që talenti vjollcë nuk do të shkonte në thyerje të mardhënieve me klubin, që ka përsëritur me forcë se sulmuesi nuk do të vendosej kurrë në merkato. Kështu, Chiesa do të luajë përsëri me fanellën vjollcë dhe shpejt Fiorentina do t’i propozojë një zgjatje kontrate deri më 2024 me idenë e përmirësimit ekonomik.

Në shtëpinë Juventus ka shumë lëvizje. Higuain dhe Kean janë nën lenten e lëvizjeve. Për Pipitën mbetet e fortë hipoteza Roma. Marrëveshja me verdhekuqtë mund të gjendet në çdo moment, por gjithçka do të varet prej tij. Për Kean, Everton është duke bërë presion, Paratici është gati edhe ta lërë të niset, por në çdo rast do të mbajë të drejtën e blerjes. Dybala pëlqehet gjithnjë nga Manchester United, por mbi lojtarin kanë hedhur sytë edhe Paris Saint Germain e Tottenham. Për ta bërë Juventusin të lëkundet duhet një ofertë prej të paktën 80 milion euro, Joja, përpara se të marrë një vendim, do të kuptojë dhe se cilat janë hapësirë që do të mund të jenë konkrete me Sarrin.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI