Flash

Akuzat e Ibrahimovic: “MLS më ka në shënjestër, normale kur je më i miri”

Lapsi.al 26 July 2019
Akuzat e Ibrahimovic: “MLS më ka në shënjestër,
Nuk është e lehtë. Nuk është e lehtë të jesh më i miri. Nuk është aspak e lehtë të bashkëjetosh me ndërgjegjësimin se nuk është askund i nivelit për të sfiduar, asnjë mundësi për tu matur realisht. Më sakt, nuk duhet të jetë fare e thjeshtë të jesh … Zlatan Ibrahimovic. Suedezi, si pasojë e një bërryli ndaj kundërshtarit në derbin e Los Angelos, është paralajmëruar verbalisht nga komiteti disiplinor i MLS. Por edhe kjo i është dukur e tepruar gjigantit, që është justifikuar duke thënë se është… “në shënjestër“. “Ndihem sikur jam gjithnjë në shënjestër nga dikush. Por kur je më i miri, në një fare kuptimi, është normale. Ndihem në këtë mënyrë e kjo nuk është dicka e mirë sepse luaj ndeshjen time dhe duhet të jem i lirë të shpreh futbollin tim e të mos dëgjoj pas ndeshjes që njerëzit shohin cdo detaj të asaj që kam bërë“. Këto janë akuzat e Ibra në ESPN. Gjiganti suedez kërkon të bindë edhe ata që e paralajmëruan. Sepse në fund të fundit, ai është Zlatan. Kështu që ka të drejtë...

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI