Flash

Correa për 40 milionë euro: Milan rrëmben argjentinasin e Atletico Madrid

Lapsi.al 22 July 2019
Correa për 40 milionë euro: Milan rrëmben argjentinasin e
Angel Correa është një hap larg Milan. Deciziv blitzi i bërë nga Zvonimir Boban në Madrid. Drejtuesi kuqezi ka arritur të mbyllë akordin me Atletico Madrid: operacion prej rreth 40 milionë euro plus bonus (disa lehtësisht të arritshme), që mund ta cojnë shifrën deri në 57. Ardhja e sulmuesit argjentinas është cështje ditësh nëse jo orësh. Së shpejti pritet mbërritja e drejtorit sportiv të Colchonerso, Andrea Berta, për përcaktimin e detajeve të fundit. Fondamentale do të jetë shitja e André Silva tek Monaco, që është pothuaj e sigurtë, për rreth 30 milionë. Sipas asaj që bën të ditur Corriere della Sera sulmuesi i Atletico është entuiazist të transferohet tek klubi ku qezi, që ka edhe akordin ekonomik të arritur me lojtarin amerikano jugor, që Giampaolo dëshiron ta vendosë përkrah Piatek. E gjithë kjo, pavarësisht se emri i Correa figuron mes të grumbulluarve të Atletico për turneun amerikan. Milan "falenderon" edhe Jorge Mendes, që ka patur një rol fondamental në tratativë mes kuqezinjve e Monaco për André Silva e po ashtu në merkaton e Wolverhampton, klubit anglez të interesuar për Patrick Cutrone. Milan ka nevojë të shesë të paktën një mes tij e Suso për ti lënë hapësirën Correa.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI