Flash

Mbrojtësi 42 milionë euro jepet falas: City mezi pret ta heqë qafe!

Lapsi.al 22 July 2019
Mbrojtësi 42 milionë euro jepet falas: City mezi pret ta heqë

Në 2014 u pagua 42 milionë euro duke u futur në 10 mbrojtësit më të shtrenjtë të të gjitha kohërave. Sot Eliaquim Mangala, është jo vetëm jashtë projektit - për të përdorur shprehjen kaq shumë në modë kohët e fundit -,por aq shumë barrë sa Manchester City i Guardiola është gati ta japë falas, vetëm të shpëtojë prej tij! Mbrojtësi francez, me origjinë kongoleze, 28 vjecar, ka zhgënjyer plotësisht pritshmëritë në një histori që e pa të ishte ylli i ri i mbrojtësve, që përfundoi i padëshiruar e i pavlerë...

Vetëm 5 vjet më parë e quanin "Thuram i ri" dhe e dëshironin të gjithë të mëdhatë e Europës: Monaco, United, Inter, Arsenal e Chelsea. Ia dolën Citizens që derdhën shifrën tronditëse, për kohën, për ta marrë nga Porto. Tani mund të thuhet se për klubin anglez, Mangala ishte një investim i keq. Gjiganti franceze (188 cm për 88 kg) në pesë sezone në Etihad ka koleksionuar 79 prezenca. E hyjnë në lojë edhe llogaritë. Sa herë që francezi ka zbritur në fushë, përfaqësimi i tij ka kushtuar 531 mijë euro (pa llogaritur pagesën)...

Por përtej parave të paguara, Mangala ka zhgënjyer në fushë. Rezultatet e tij kanë bindur Pep Guardiola të bëjë pa të. E mbrojtësi ka luajtur i huazuar tek Valencia (2016-2017) tek Everton në sezonin e fundit (pa zbritur kurrë në fushë. Tani kontrata e tij me Citizens skadonte në fund të qershorit 2019, por pavarësisht dëmtimeve e mungesës së grumbullimeve, shoqëria, me shpresën për ta shitur në mënyrë që të fitonte dicka ka investimi i bërë, i ofroi rinovimin për një tjetër vit. Zgjedhje e kotë sepse tani mbrojtësit i kanë thënë të gjejë një skuadër tjetër e që City do ta lërë të lirë pa kërkuar asnjë stërlinë...

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI