Flash

Nuk do të jetë "Panajot Pano": FSHF shet emrin e impiantit të ri, ofertuesit më të mirë

Lapsi.al 22 July 2019
Nuk do të jetë "Panajot Pano": FSHF shet emrin e impiantit

Federata Shqiptare e Futbollit me synimin e qartë të inkasimit maksimal të të ardhurave, ka njoftuar tashmë se po kërkon një sponsor për stadiumin e ri kombëtar, që konkretisht vlen blerjen e të drejtave të emrit të stadiumit të ri si dhe perfitime të tjera. Natyrisht në përzgjedhjen e kritereve të kompanive që mund të marrin pjesë në tender FSHF ka qenë e qartë: të jetë një kompani me një xhiro prej të paktën 10 milion euro në vit dhe që gëzon emër të mirë dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar e ndërkombëtar. Kështu, Arena Kombëtare është një emër që impianti i përfunduar rrezikon të mos e mbajë asnjë ditë, duke qenë se subjektet që përmbushin kriteret duhet të paraqesin një letër për shfaqje interesi deri më datën 15 Gusht 2019, pra gati një muaj nga inaugurimi i parashikuar i stadiumit.

Rrëzohet hipoteza që shumë e kishin menduar, që stadiumi të mbante emrin e ikonës së futbollit Panajot Pano, sepse në komunikatën e FSHF shkruhet qartë: "Shitja e të drejtave të emrit do të ketë një afat minimal prej 5 vitesh dhe një çmim dysheme prej 600 mijë euro në vit". Sigurisht në një botë ku biznesi është parësor, shembujt janë të pafund të shitjes së emrave të stadiumeve: Allianz Arena në Mynih, Emirates në Londër Al Etihad në Manchester apo Allianz Stadium në Torino, por ka edhe impiante ikonë e të pandryshueshëm si Santiago Bernabeu apo Camp Nou.

NJOFTIMI I FSHF

Federata Shqiptare Futbollit njofton se po kërkon një sponsor për stadiumin e ri kombëtar. E drejta për të qënë sponsor përfshin blerjen e të drejtave të emrit të stadiumit të ri si dhe perfitime të tjera.

Çdo kompani e interesuar duhet të permbush kriteret bazë që janë:

Të jetë një kompani me një xhiro prej të paktën 10 milion euro në vit

Të jetë një kompani që gëzon emër të mirë dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar dhe/ose ndërkombetar

Shitja e të drejtave të emrit do të ketë një afat minimal prej 5 vitesh dhe një çmim dysheme prej 600 mijë euro në vit.

Çdo subjekt që vlerëson se përmbush kriteret e mësipërme dhe shfaq interes për ofertën duhet të paraqes një letër për shfaqje interesi deri më datën 15 Gusht 2019.

Shfaqja e interesit do të konsistojë në një letër ku të parashtrohet deklarimi i kompanisë se është e interesuar dhe të paraqitet dokumentacion bazë për xhiron e kompanisë dhe një CV të saj në lidhje me veprimtarinë në vendin tonë apo jashtë tij.

Procedurat e mëtejshme të zgjedhjes së kompanisë do ju njoftohen vetëm kompanive që do të shprehin interes, në një moment të dytë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI