Flash

Manchester United e Psg tentojnë Dybala: tek Juventus është i tepërt

Lapsi.al 22 July 2019
Manchester United e Psg tentojnë Dybala: tek Juventus është i

Juventus duhet të fillojë të shesë tashmë, për të zbrazur organikën e tejmbushur nga blerjet në merkato. Në sulm Maurizio Sarri ka vështirësinë e zgjedhjes e Higuain, që dukej i destinuar të largohej 100%, mbetet në merkato por nuk do të falet: ky është motivi që nuk e përjashtion qendrimin e tij në Torino. Ai që mund të largohet nga bardhezinjtë mund të jetë Paolo Dybala, që duhet ende të kuptojë si do të përdoret nga Sarri e që – si bën të ditur Corriere dello Sport – kërkohet me ngulm nga Manchester United e Psg.

Sarri të dielën konfirmoi se "dikush duhet të niset" e ai dikush mund të jetë Dybala, për të cilin Juventus ka nisur të vlerësojë vetëm ofertat mbi 80 milionë euro. Manchester United, që mund të humbasë Lukaku (destinacioni Inter) e Pogba, do të riniste me dëshirë nga Joya, ndërsa në Paris po mendojnë për zëvendësuesin e Neymar. Leonardo e ka vlerësuar gjithnjë argjentinasin e, në rast shitje të brazilianit, 80-100 milionë nuk do të ishin problem për arkat e Psg.

Cdo vendim natyrisht do të merret vetëm pas rikthimit të Dybala nga pushimet, duke qenë se sulmuesi nuk ka folur ende me Sarri e dëshiron të kuptojë kush janë idetë e teknikut për pozicionin e tij në fushë. Pas një viti jo të thjeshtë me Allegri, objektivi i parë i argjentinasit ësjtë të kthehet të jetë protagonist.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI