Flash

Zidane presion Real Madrid për Pogba: “Klubi e di çfarë dua...”

Lapsi.al 20 July 2019
Zidane presion Real Madrid për Pogba: “Klubi e di çfarë

Zinedine Zidane është kthyer në punë me skuadrën. Pas vdekjes së të vëllait që e mbajti disa ditë larg Real Madrid, tekniku i është dedikuar skuadrës, që është revolucionarizuar në merkato, mbi të gjitha me ardhjen e Eden Hazard. Por jo të gjithë pjesët në fakt janë vendet e duhura, me Paul Pogba goditja e ardhshme në hyrje, e dy asa si James Rodriguez e Bale gati të largohen.

Zidane ka folur pikërisht mbi cështjet delicate në vigjilje të sfidës me Bayern në Houston. "Pogba? Duke u përgjigjur gjithnjë në të njëjtën mënyrë, do të dukem budalla. Klubi e di cfarë duam, ka ende kohë. Tani jemi të përqendruar tek miqësoret, të shohim cfarë do të ndodhë ". Francezi, tani tek Manchester United, u përfol edhe për kalimin tek Juventus, me tifozët që i kanë kërkuar Mino Raiola ta kthejë tek bardhezinjtë në ditën e zbarkimit të De Ligt.

Zizou nuk është zbilancuar shumë as për Gareth Bale e James Rodriguez, që i pëlqen Napolit, por është më pranë Atletico Madrid: "James është një lojtar i Real, të shohim cfarë do të ndodhë. Tani është me pushime e nuk them dot më shumë. Bale nuk është problem. Nuk do them kurrë që një lojtar është problem. Mund të ndodhë gjithcka, ka një kontratë e nuk ka ndryshuar asgjë në krahasim me qershorin". Nuk do ta thotë kurrë ndoshta Zidane, por është e qartë se Real kërkon të lirohet nga pagesa për ta, me kushtin që të mos i shesë nën cmim dy lojtarë që i kanë kushtuar aq shumë klubit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI