Flash

Firmosi për Juventus, Demiral nuk shkon dot në Kinë: ja përse...

Lapsi.al 19 July 2019
Firmosi për Juventus, Demiral nuk shkon dot në Kinë: ja

Merih Demiral do të luajë vetëm miqësoren e parë të Juventus, të dielën në Singapore kundër Tottenham, por pastaj do të mungojë në dy ndeshjen në Kinë kundër Inter (të mërkurën 24) e Team K-League (të premten 26). Asnjë intrigë merkato, pavarësisht zërave që e cojnë tek Milan në huazim mbrojtësin turk, që sapo ka firmosur për bardhezinjtë nga Sassuolo. Duke parë tensionet mes Pekinit e Ankarasë në fakt procedura për të marrë lejen e kalimit për 21 vjecarin nga Kacaeli kërkon shumë kohë. Ashtu si për disa vende arabe, duke parë gjendjen e tensionit i interesuari duhet ta kërkojë dokumentin direkt nga ambasada kineze në Turqi. Një procerdurë ndryshe në krahasim me shokët e skuadrës.

Mes dy vendeve ka përplasje pasi Ankaraja e ka përcaktuar "një turp për njerëzimin" represionin e aplikuar nga Pekini kundër minorancës turko-myslimane e uigure. Në një deklaratë të 9 shkurtit, zëdhënësi i ministrit të Jashtëm turk Hami Aksoy kishte denoncuar faktin se Kina arbitrarisht ka internuar më shumë se një milion uigurë. Një akuzë e rëndë, ndërsa zëdhënësi i diplomacisë së Ankarasë ka pranuar se popullata myslimane turke ka pësuar presione e "asimilim sistematik" në Kinën perëndimore.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI