Flash

Jeta e re e Allegri: "Po i gëzohem detit. Tek Juventus ishin..."

Lapsi.al 19 July 2019
Jeta e re e Allegri: "Po i gëzohem detit. Tek Juventus ishin..."

"Po bëj pak pushime. Pas 34 vjetësh është hera e parë që ndaloj e fillimisht e kisha humbur pak busullën, pastaj u mësova e tani po i gëzohem detit". Kështu Massimiliano Allegri gati një muaj nga largimi nga Juventus kthehet të flasë për jetën e re. Ish-tekniku bardhezi për momentin nuk është ndër protagonistët e sezonit të ri të Serie A, por kjo nuk i ka humbur sensin e humorit: "Futbolli i ndjekur nga jashtë? Nuk kam parë akoma gjë. E kam stakuar mendjen plotësisht. Kur të rinisë kampionati mund të mund të fillojmë të flasim për futboll të vërtetë. Për tani vetëm fjalë".

Tekniku livornez është kthyer të flasë edhe për Juve, por e bën shkurt: "Ishin pesë vite të mrekullueshëm" (në fakt vetë mentori i tij Giovanni Galeone theksoi se Max ishte ndjerë i tradhëtuar nga Zonja dhe Andrea Agnelli). Ka hapësirë edhe për një referim të lehtë për lamtumirën nga bardhezinjtë, sipas asaj që shkruan La Nazione: "Jam me fat sepse jam livornez e nuk bëj drama, kështu që në momentet e presionit të madh kam ditur ta lehtësoj situatën".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI