Flash

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Etna "zgjohet" sërish

Një çarje e re është krijuar në shpatin e vullkanit Etna të Italisë. Siç raportoi observatori lokal i Institutit Ko...

21:55

Prapaskena/ Gjici e kishte shkarkuar Gjokën para ndeshjes: Nexhipi, Çyrbja, Shameti, Rama... me valixhet në dorë

Lapsi.al 19 July 2019
Prapaskena/ Gjici e kishte shkarkuar Gjokën para ndeshjes: Nexhipi,

Furtunë e parashikuar nga sistemimi funksionues i presidentit të Kukësit, Safet Gjici. Eleminimi me Debrecen do të kishte pasoja dhe të forta madje. E kishte kuptuar i pari tekniku Ernest Gjoka, që pas 3-0 në Hungari, pasuar nga kërkesa frontale e numrit 1 të klubit: "Dua përmbysjen". Përmbysje nuk pati dhe Gjoka u shkarkua (pa ceremoni): "Ne trajnerët jemi me valixhe në dorë", deklaroi tekniku pas ndeshjes, duke aluduar për mundësinë e shkarkimit, por në fakt e vërteta është ndryshe.

Burime brenda klubit kuksian kanë saktësuar për Lapsi.al se trajneri fitues i Kupës së Shqipërisë në sezonin e kaluar u shkarkua që para ndeshjes nga presidenti Gjici. Madje tensionet arritën në një pikë sa kërkoi që Gjoka të mos ishte fare në pankinë për ndeshjen e kthimit në Europa League, duke ia kërkuar detyrën drejtorit sportiv Nderim Nexhipi. "Edhe nëse do kualifikohej Kukësi, vendimet ishin marrë" sqaroi burimi.

Pas ndeshjes Gjici nuk ka zbritur në dhomat e zhveshjes, për të vetmin motiv sepse vendimet për shkarkimet e largimet ishin bërë përpara. Arbër Cyrbja, pas një sezoni mes shumë dëmtimesh e problemesh fizike e dinte fare mirë se ishte ndeshja e fundit me Blutë. Lojtari megjithatë ka falenderuar klubin me një story në Instagram, duke konfirmuar largimin.

Por situata është edhe më e rëndë: "Kush nuk luan si duhet të marrë me vete cantën në fund të ndeshjes" raportohet të ketë thënë Gjici dhe në rrugën e daljes janë edhe Ylli Shameti, pavarësisht se zyrtarisht qendërmbrojtësi ishte me temperaturë. Shameti ka vuajtur shumë dëmtimet në sezonin që u mbyll dhe Gjici e kishte humbur prej kohësh durimin me gjirokastritin.

Edhe Valdet Rama, ylli i bujshëm i kuksianëve në janarin e kaluar është drejt ikjes. Numri 99 kërkon të largohet me cdo kusht, por po vuan presionin e Gjicit për ta mbajtur në skuadër me cdo kusht. Rama nuk ndihet mirë në skuadër dhe e ka bërë të qartë se pas ndeshjeve Europiane do të largohet jashtë Shqipërisë. Por furtuna e Gjicit mund të përfshijë edhe një njeri të besuar të presidentit. DS Nexhipi ka debatuar ashpër me presidentin në lidhje me merkaton dhe e ka marrë paralajmërimin. Situata në këtë moment është stabël me të dy që janë në periudhë reflektimi, por dicka është thyer dhe vështirë se ngjitet më.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.86

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI