Flash

“Unë jam LA…”: Ibrahimovic, gol, sombrero dhe fyerje në fund të ndeshjes…

Lapsi.al 20 July 2019
“Unë jam LA…”: Ibrahimovic, gol, sombrero dhe fyerje
"Unë jam LA". Në ditët që kanë paraprirë derbin me Los Angeles FC, Zlatan Ibrahimovic i kishte lejuar vetes deklarata që nuk janë absolutisht modeli i përulësisë. Pastaj zbriti në fushë dhe shënoi tre gola që e bënë të fitonte Galaxy, e magjepsën tifozët, sidomos me atë sombrero ndaj kundërshtarit përpara se ta depozitonte në rrjetë. E atëherë kupton se Ibra mund ti lejojë vetes gjithcka do. Edhe të thotë: "Unë jam Los Angeles". “Në ndeshje si këto e rris nivelin, kur ka një stadium plot e thithet kjo atmosferë ndihem më i karikuar. Jam në modalitetin playoff cdo ditë". Këto janë deklaratat në fund të ndeshjes të suedezit, që i referohej përplasjes me vendin e parë të rednitjes dhe golashënuesin më të mirë të kampionatit, Carlos Vela. È mjaftoi ti kërkoje një krahasim për ta bërë Ibra të shpërthejë: "Unë fitoja në Europë në moshën e tij". Kështu Zlatan ka shkuar në fushë e i është përgjigjur avantazhit të meksikanit, duke shënuar një tregolësh, që e con në 16 numrin e golave në kampionat. Në minutën e 8' të pjesës së parë, në disavantazh 1-0, suedezi mori një top nga mesfusha e stopoi me gjoks e kaloi mbi kokën e kundërshtarit e pasi e la të përplasej në tokë goditi fuqëishëm nga jashtë zonës duke barazuar rezultatin. Në pjesën e dytë Ibrahimovic kompletoi misionin me golin me kokë, e goditjen kirurgjike kur në festimin e cmendur mori përpara edhe një kundërshtar duke e përplasur përtokë: "Ferrari kishte shumë benzinë sot", shpejgoi ai, duke iu referuar batutës së vigjiljes: "Jam një Ferrari mes Fiat". Në fund, pas 3-2 final në golin e kotë të Vela në të 97', Ibrahimovic nuk harroi të “përkëdhelte” një pjesëtar të stafit kundërshtar me fyerjen “k… e vogël” (little bitch). Por Ibra kështu është: mund ti lejojë vetes atë që do, ose më mirë atij i pëlqen ta mendojë kështu.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI