Flash

"Messi më i miri në botë": Neymar i përdor të gjitha vetëm për tu kthyer në Barcelonë

Lapsi.al 20 July 2019
"Messi më i miri në botë": Neymar i përdor të

Në këtë pikë, cdo mundësi është e mirë për të treguar, pak a shumë direkt, qëllimet e tij. Neymar ëndërron të kthehet tek Barcellona, ku natyrisht do të rigjente Lionel Messi: "Është më i miri me të cilin kam luajtur në karrierë – thotë braziliani në një intervistë për Oh My Goal -. Për mua është më i miri në botë, sa bashku formuam, një dyshe spektakolare, fantastike. Ishte kënaqësi e nder të luaja me të, është edhe miku im gjithashtu".

Sulmuesi i Psg vazhdon ti japë sinjale katalanasv, që nuk mund të bëjnë cmenduri të mëdha pasi morën Griezmann. Neymar pastaj ka përzgjedhur edhe klasifikimin e tij personal për portierin dhe mbrojtjen më të fortë: "Sergio Ramos është më i forti që kam patur kundër. Për sulmuesit është shumë e komplikuar të luajnë kundër tij. Është shumë i mirë edhe Thiago Silva, janë dy mbrojtës të mëdhenj. Victor Valdes është portieri më i mirë që kam njohur".

E ardhmja i përket Vinicius Jr e Mbappé. "Braziliani është një futbollist shumë i ri, por me kohën mund të luftojë për të fituar Topin e Artë. Mund të arrijë objektivat e tij. Kylian, është më i shpejti që kam parë ndonjëherë. Me të e Messi në një skuadër nuk humbet kurrë".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI