Flash

Rikthehen zjarret në Greqi, flakët rrezikojnë 4 fshatra

Lapsi.al 5 July 2019
Rikthehen zjarret në Greqi, flakët rrezikojnë 4 fshatra

Katër fshatra të ishullit grek Evia janë përfshirë nga flakët. Më shumë se 250 zjarrfikës, automjete dhe helikopterë janë angazhuar në përpjekjet për shuarjen e zjarreve.

Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e banorëve të zonës për të shmangur vdekjet, ndërsa kanë arrestuar një 64 vjeçar, pasi dyshohet se ai ka djegur barin e thatë në pronën e tij dhe më pas zjarri është përhapur në zona të tjera.

Zjarret janë të zakonshme gjatë muajve të thatë të verës që shoqërohen me temperatura të larta në Greqi.

Kujtojmë se vitin e kaluar 101 vetë humbën jetën nga një zjarr i madh jashtë Athinës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI