Flash

Messi akuza të forta Selecaos: "Arbitrim absurd, Brazili manipulon gjithcka"

Lapsi.al 3 July 2019
Messi akuza të forta Selecaos: "Arbitrim absurd, Brazili manipulon

Rrallë është parë një Lionel Messi kaq i nervozuar. Fenomeni i Argjentinës, pas eleminimit nga Kupa e Amerikës në gjysëmfinale përballë Brazilit, ka shpërthyer me deklarata shumë të rënda: "Nuk kërkoj justifikim, por arbitrimi ishte absurd. Episode të qarta për ne, as nuk u panë me Var. Shpresoj që Conmebol të bëjë dicka, edhe pse këtu Brazili kontrollon-manipulon gjithcka".

Ka shumë dëshpërim, ndoshta edhe sepse Albiceleste u tregua në lartësinë e situatës: "Nisëm keq, por gradualisht u rritëm. Sot ishte ndeshja më e mirë që kemi bërë në Kupën e Amerikës, kundër një rivali të madh si Brazili. Ata kanë lojtarë spektakolarë, por përtej rezultatit, treguam se ishim në nivelin e duhur ".

Messi ka saktësuar më pas se nuk ka ndërmend të braktisë përsëri kombëtaren: "Nëse duhet të vazhdoj të ndihmoj në një mënyrë apo tjetër, do ta bëj, ndihem mirë në këtë grup".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI