Flash

Igli Tare parashikues: "Refuzimi i Milan nuk do më kondicionojë karrierën"

Lapsi.al 2 July 2019
Igli Tare parashikues: "Refuzimi i Milan nuk do më kondicionojë

Një prej çështjeve të mëdha të merkatos përtej Adriatikut ishte natyrisht insisitimi i Milan për Igli Tare, në rolin e drejtorit sportive të kuqezinjve. Shqiptari mori ndoshta një nga vendimet më të rëndësishme në karrierë, duke qendruar në Romë me Lazion, pavarësisht joshjes së klubit kuqezi.

Tare është kthyer të flasë për refuzimin e bërë ndaj Milan, pa u penduar për vendimin e marrë, të cilin e ka përcaktuar si vendim dashurie: "Nuk mendoj se refuzimi i ofertës së tyre do të kondicionojë karrierën time. Të qendroja tek Lazio ishte një gjest dashurie, por jam i nderuar nga interesimi i tyre".

Tare u fut në orbitën Milan, pas kontradiktave që e shtynë Leonardon drejt PSG. Veprimet e shumta me plusvalencë nga shqiptari e bërë Tare profilin e duhur për idetë e Milan, vetëm se lidhja mes drejtorit sportive dhe presidentit Lotito, ka rezultuar e pathyeshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI