Flash

FOTO/ Rikuperohet trupi i Florijana Ismaili: presidenti i FIFA-s mesazh ngushëllimi

Lapsi.al 2 July 2019
FOTO/ Rikuperohet trupi i Florijana Ismaili: presidenti i FIFA-s mesazh
Trupi i Florijana Ismailit, futbollistes shqiptare të përfaqësueses zvicerane, është nxjerrë nga liqeni dhe është transportuar në morgun e qytetit. Mediat italiane kanë publikuar foto nga momenti i rikuperimit të trupit të pajetë të 24 vjecare, që është nxjerrë nga thellësia 204 metra në fundin e liqenit të Komos. Presidenti i FIFA Gianni Infantino ka shprehur ngushëllimet e tij më të ndjera për vdekjen tragjike të kapitenes së Young Boys, Florijana Ismaili. "Ky është një moment shumë i trishtë për komunitetin e futbollit, vecanërisht në një moment në të cilin jemi mbledhur për Kupën e Botës për femra", shkruan Infantino në Tëitter. "Në emrin tim e të FIFA, dëshiroj të shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes e miqve të Florijana, Federatës zvicerane e lojtareve të Young Boys", ka shtuar numri 1 i futbollit botëror. Florijana ishte hedhur në liqen, nga një varkë që e kishte marrë me qera bashkë me një mikeshën e saj, por nuk ka dalë më në sipërfaqe. Kërkimet e forcave të ndihmës së shpejtë dhe polumbarëve, kishin rinisur në zonën e Musso, pjesa e lartë e liqenit të Komos, aty ku edhe është gjetur trupi. Kapitenia e Young Boys, bashkë me shoqen e saj 22 vjecare po kalonte pushimet në Lario. Të shtunën pasdite vajzat vendosën të marrin një varkë për të shëtitur në liqen, por ishte xhiro e fundit e Florijanës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI