Flash

204 metra thellë në liqenin e Komos, gjendet trupi i pajetë i Florijana Ismailit

Lapsi.al 2 July 2019
204 metra thellë në liqenin e Komos, gjendet trupi i pajetë i

Fatkeqësisht shpresa e fundit që mbahej ndezur me optimizëm nuk është më. Është gjetur trupi i Florijana Ismaili, futbollistet zvicerane me origjinë shqiptare, që ishte zhdukur të shtunën pasdite në liqenin e Komos. Robotët e përdorur për të kontrolluar fundin e liqenit e kanë dalluar trupin e futbollistes shqiptare të Young Boys, në një thellësi prej 204 metrave, jo larg vendit ku ishte hedhur në ujë për herë të fundit.

24 vjecarja ishte hedhur në liqen, nga një varkë që e kishte marrë me qera bashkë me një mikeshën e saj, por nuk ka dalë më në sipërfaqe. Kërkimet e forcave të ndihmës së shpejtë dhe polumbarëve, kishin rinisur në zonën e Musso, pjesa e lartë e liqenit të Komos, aty ku edhe është gjetur trupi. Kapitenia e Young Boys, bashkë me shoqen e saj 22 vjecare po kalonte pushimet në Lario. Të shtunën pasdite vajzat vendosën të marrin një varkë për të shëtitur në liqen, por ishte xhiro e fundit e Florijanës.

Pasi u hodh në ujë për tu larë, futbollistja nuk u pa më dhe shoqja e saj dhe alarmin. Forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe karabinierët ajnë vënë menjëherë në lëvizje, ndërsa operacionet e kërkimit kanë vazhduar deri në momentin që trupi i futbollistes u gjet. Edhe Kosova kishte treguar gatishmërinë e saj për të ndihmuar në kërkimin e Florijanës: kryeministri kosovar Ramush Haradinaj e bëri të qartë: «Kosova është gati të dërgojë FSK (forcat e sigurisë së Kosovës) për kërkimin e Florijana Ismaili».

Futbollistja e Young Boys, skuadra e kryeqytetit zviceran Bernë, që nga debutimi në 2011, ka veshur si fanellë të vetme atë të klubit verdhezi, duke fituar 11 herë kampionatin.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI