Flash

Video/ Në stadiumin e 7-1 Brazili harron Gjermaninë: 2-0 ndaj Argjentinës dhe është në finale

Lapsi.al 3 July 2019
Video/ Në stadiumin e 7-1 Brazili harron Gjermaninë: 2-0 ndaj

Finalisti i parë i Kupës së Amerikës 2019 është Brazili, që në Belo Horizonte ka mposhtur 2-0 Argjentinën, duke i shkuar tashmë aktit të fundit të kompeticionit si pretendenti i madh. E bën këtë në stadiumin Mineirão, i njëjti i gjysëmfinales së Botërorit 2014, humbur keq kundër Gjermanisë (1-7). Edhe këtë herë, si pesë vjet më parë, mungoi Neymar, por vendosën Gabriel Jesus e Firmino, duke shënuar në minutat e 19' e 71' pas aksioneve spektakolarë.

Duhej kurajo, ndoshta. E me shumë mundësi edhe bindje, sepse vështirë të mendohet që nuk ishte e parashikuar që në këtë pikë të turneut të luhej këtu. Në të gjitha rastet, Brazili u tregua më i fortë se bestytnitë psikologjike, duke fituar “Superclásico de las Américas” kundër Argjentinës, për të arritur finale. 2-0 është një rezultat që tregon shumë, sidomos pot ë kesh parasysh faktin se Selecao ka mbërritur në aktin final të turneut pa pësuar asnjë gol.

Pas një fillimi të kujdesshëm, ku publikut ende nuk i ishin fshirë fantazmat e pesë viteve më parë nga mendja, tensionin e largoi Gabriel Jesus, që kaloi Brazilin në avantazh në të 19': Dani Alves dribloi me një sombrero, përpara se të shmangte një kundërshtar dhe të filtronte për Firmino. Sulmuesi i Liverpool e kaloi tokazi tek kolegu i Manchester City. Tre prekje të menjëhershme, me topin që nuk e braktisi kurrë barin e fushës deri kur përfundoi në rrjetë. E Brazili, edhe mentalisht fluturoi.

Argjentina nuk doli dot nga sindroma e viteve të fundit: Messi e Aguero u përplasën me prapavijën e pakalueshme të Brazilit, që edhe kur u kap e papërgatitur në zhvillimet e një goditje dënimi nga Aguero, shpëtoi nga traversa. Por Brazili është pse shumë i fortë fizikisht, ndryshe nga të mrekullueshmit e dikurshëm, di të magjepsë: në të 71', Argjentina u kap në befasi nga Gabriel Jesus i jashtëzakonshëm, që kaloi Pezzella, Otamendi e Foyth, duke i kthyer favorin Firmino, që vetëm e dërgon topin në rrjetë. Pas shtyllës së Messi dhe fërshëllimës së trefishtë të arbitrit, shpërtheu "Olé" e lumturisë së tifozëve, ndërsa Brazili shkon me personalitet të madh në Kupën e Amerikës 2019.

https://www.youtube.com/watch?v=riLf8UQ-hJY

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI