Flash

3 shifrat e ndryshme që KQZ dha për votimet e 30 qershorit

Lapsi.al 3 July 2019
3 shifrat e ndryshme që KQZ dha për votimet e 30 qershorit

Shifrat që KQZ ka dhënë në lidhje me pjesëmarrjen në votime gjatë zgjedhjeve lokale të 30 qershorit kanë ndryshuar disa herë.

Fillimisht, rezultati paraprak i dhënë nga KQZ në lidhje me pjesëmarrjen në votime ishte 21.6%.

Në të dhënat më të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në total, rezulton se kanë marrë pjesë në zgjedhje 812 249 votues, nga 3 536 015 persona në listat zgjedhore, pra 22,9% e votuesve.

Të tjera shifra janë publikuar në faqjen zyrtare të KQZ, ku numri i votuesve në përqindje shënohet 24.12%.

Këto mospërputhje të shifrave të publikuara nga KQZ krijojnë dyshime në lidhje me vërtetësinë e tyre.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI