Flash

Vakancat në Gjykatën e Lartë, Meta sulmon Euralius: Po cënohen kompetencat e presidentit

Lapsi.al 3 July 2019
Vakancat në Gjykatën e Lartë, Meta sulmon Euralius: Po

Pas postimit të publikuar në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, ku e etiketonte reformën në drejtësi si “Ramaformë”, presidenti i Republikës, Ilir Meta, i është drejtuar përmes një letre Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), duke i kërkuar informacione lidhur me hapat që po ndërmerren për të plotësuar vendet vakante në Gjykatën e Lartë.

Në letër, kreu i shtetit kërkon informacion shterues edhe mbi rekomandimet e misionit të ekspertizës së BE-së “Euralius V” rreth çështjes në fjalë. Po ashtu, Meta ka sulmuar misionin Euralius, pasi sipas tij po tenton të kufizojnë rolin e presidentit për emërimet në drejtësi.

“Referuar gjithashtu të dhënave të bëra publike, Presidenti i Republikës ka kërkuar informacion nëse pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor është administruar opinion i misionit të ekspertizës së BE-së ‘Euralius V’, ku i sugjerohet Këshillit (KLGJ) përdorimi i një skeme provizore/zgjidhje sui generis për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë, duke caktuar anëtarë ‘të përkohshëm’ në këtë gjykatë nëpërmjet skemës së delegimit nga gjykatat e niveleve më të ulta, për të formuar trupën gjyqësore të përkohshme në Gjykatën e Lartë, derisa të riformohet numri i tri kolegjeve.

Në përgjigje të kërkesës për informacion, Këshilli i Lartë Gjyqësor, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm me shkresë nr. 3061/1 prot, datë 18.06.2019, ka konfirmuar vetëm faktin se:

‘Pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor në rrugë elektronike nga Misioni ‘EURALIUS V’, ka ardhur një opinion, i cili është një dokument pune, në proces përpunimi dhe vlerësimi si nga Këshilli, ashtu dhe nga EURALIUS-i. Ky dokument nuk i është nënshtruar ende vlerësimit nga Këshilli dhe në momentin që do të ketë një qëndrim të tillë, institucioni juaj do të bëhet me dije”. Bashkëlidhur është dërguar dhe opinioni i Misionit ‘EURALIUS V’.”-shkruan mes të tjerash Meta.

 

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI