Flash

Reagimi i Bushatit pas vendimit për vizat: Të zbatohen angazhimet tona përkundrejt BE-së

Lapsi.al 3 July 2019
Reagimi i Bushatit pas vendimit për vizat: Të zbatohen angazhimet tona

Pas vendimit të Komisionit të Evropës për të rrëzuar kërkesën e Holandës për rikthimin e vizave për Shqipërinë, ka reaguar edhe ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Bushati i ka bërë thirrje të gjithë politikës shqiptare që të ndërtojë dhe të vazhdojë të zbatojë angazhimet përkundrejt Bashkimit Evropian.

“Pas vlerësimit të kërkesës së nisur nga Hollanda, Komisioni Europian konsideron se nuk ekzistojnë rrethanat për të aktivizuar “mekanizmin e pezullimit të vizave” në rastin e Shqipërisë. Le të ndërtojmë mbi këtë konfirmim të rëndësishëm dhe të vazhdojmë të zbatojmë angazhimet tona përkundrejt Bashkimit Europian! #Albania4EU”, shkruan Bushati.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI